33 vjeçari u gjet i vrarë në Rrogozhinë, dalin pamjet nga vendngjarja

321
Sigal

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i pajetë i riu në Rrogozhinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës dhe sipas informacionit të para të policisë, “është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç.”

Mësohet se shtetasi Klevis Kapllani kishte dy vjet që ishte kthyer nga Italia, ku kishte qenë i dënuar për drogë.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.