Ministrja Shahini “shuplakë” Ramës/ Iki nga qeveria, sepse do të angazhohem në një të Majtë të re, jo propagandistike, si Rilindja

351
Sigal

 

Besa Shahini ka dhënë dorëheqjen nga kabineti Rama, duke ia lënë vendin e saj Evis Kushit. Largimi i Shahinit, duket se vjen për shkak të zhgënjimit me politikën shqiptare dhe qeverisjen, fakt të cilin ja ka thënë edhe kryeministrit Edi Rama, e cila sigurisht që nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit. Shahini i ka thënë Ramës se do të largohet nga qeveria për t’u angazhuar në një të majtë tjetër, jo propagandistike, zhhgënjim të cilin Rama ka dashur ta mbulojë duke thënë: -“Si kjo e jona pra”. Biseda Shahini-Rama:

“Shahini: Do të angazhohem për një të majtë të re, jo të majtë propagandistike.

Rama: E majta jonë pra.”