163 të sëmurë aktivë me koronavirus në vend, ku janë vatrat më problematike

288
Sigal

Vijon të jetë i ulët numri i të infektuarve të rinj në vend. ISHP raportoi vetëm katër raste të reja me Covid-19, duke e çuar në total 876 numrin e të prekurve.

Ndërkaq, 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Mësohet se aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm një prej tyre është në terapi intensive.

Ndërkaq, sipas ISHP më pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.