Gjermani, nis kthimi i azilkërkuesve, sot kthehen 70 persona

492
Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme ndaj azilkërkuesve shqiptarë, shteti gjerman do të konkretizojë kthimin e tyre ë Shqipëri.
Ambasada gjermane në vendin tonë përmes një njoftimi për mediat bëri me dije dje, se sot, 29 korrik 2015, do të riatdhesohen grupi i parë prej 70 shtetasish shqiptarë.
Të kthyerit pritet të mbërrijnë në Rinas në orën 15:35, prej ku do tu dorëzohen autoriteteve shqiptare.
Ky është grupi i parë në një numër kaq të madh i kthyer nga shteti gjerman, pasi me 23 korrik u riatdhesuan 8 shtetas.
Sigal