Berati futet sërish në hartën e koronavirusit, infektohet punonjësja e ujësjellësit

325
Sigal

Pas shpalljes zonë e gjelbër për shkak se nuk kishte me raste të infektuara me koronavirusi, Berati ka regjistruar sot një rast të ri.

Mësohet se rasti i ri është një punonjëse e Ujësjellës Kanalizime në Berat. Ajo kishte shfaqur shqetësime prej një jave dhe ka rezultuar pozitive pas tamponit.

Sipas përditësimit të fundit nga ISHP, vendi jonë numëron 872 persona të infektuar me koronavirus, 682 prej të cilëve janë shëruar.