Kështu filloi fjala mes bashkfshatarëve në vëndlindjen e tyre në fshatin Gadurovë tëMallakastrës që shtrihet në faqen e kodrës së zonës të Fratarit, në kufi me fshatrat e Tepelenës.Gadurova nuk është thjeshtë një vënd në hartë, por është shtëpia, kujtimi, dhe shpresa e këtyre njerzëve.Ishin mbledhur nga çdo krahinë dhe qytet deri dhe emigrantët nga të gjitha shtetet e botës. Ata vinin me shumë mall pas shumë e shumë vitesh. Aty në vëndlindje janë gjurmët e sejcilit prej tyre, gjurmë që nuk shlyhen kurrë, sado i vjetër fshati me rrugë të pashtruara dhe shtëpi të vjetra ndonjë edhe e rrëzuar, përsëri për ata është vëndi më i bukur në botë. Ata vijnë të shikojnë dhe të përmallen, djem dhe vajza që ikën të vegjël dhe tani u bënë djem dhe vajya të rritura që kanë lënë gjurmë të pashlyera edhe nëpër Europ dhe Botë. Duke shëtitur nëpër rrugët e fshatit, ata ndjejnë aromën e luleve bio, shijen e frutave dhe çdo gjë të shijshme që nuk e krasojnë me asnjë vënd të Europës. Asnjëherë ata nuk e harruan vëndlindjen, ndaj grupi organizator pregatiti këtë takim. Në krye të organizimit qëndronin djemtë e këtij fshati Pëllumb Zotaj, Szrja Mykaj, Përparim Zotaj, Njazi Ahmetaj, Xhezmi Osmanaj e të tjerë. është po kjo dashuri, ky mirkuptim, kjo ndjenjë njerzore dhe vllazërore që kanë qënë gjithmonë bashkë dhe të pandarë, edhe në vitet e mbrapshta të 97, ata qëndruan bashkë të pandarë duke mos bërë asnjë dëm dhe shkatërrim në fshat. Pikërisht është kjo ndjenjë vllazërore që na mbajti bashkë deri dhe më sot, duke e ndihmuar njëri tjetrin në çdo hall dhe nevojë, sepse kudo që të shkojmë, një pjesë të shpirtit e lëmë këtu. Jemi këtu dhe jemi betuar thonë ata, që të vazhdojmë dhe të ecim në rrugën e të parëve tanë duke e mbajtur lart amanetin e tyre. Pjesëmarrësit lidhën edhe njëherë besën se nuk do i ndahen kurrë vëndlindjes së tyre, duke premtuar se do kontribojnë për të rregulluar rrugët, çezmat dhe gardhet e ugareve. çdo gur dhe plis dheu është i yni, na lindi dhe na rriti kjo tokë. Ky takim u shoqërua me një drek të këndshme, me këngë e valle dhe me dolli ku shëndeti i tyre të mos shteronte kurrë dhe çdo vit ata të vinin në vëndlindjen e tyre për pak aromë, për pak ajër bio dhe për shumë dashuri



















