Nëse më jep një buzëqeshje
si nuk ma ka dhënë askush!
Nëse më thua njeë fjalë
që s’ma ka thënë asnjë femër!
Nëse puthja jote
më bën të dridhem.
Nëse më skuqen faqet
e me djegin si prush!
Nese i heq sinonimet
e më thërret në emër.
Nëse shtrati yt më bën
që shtratit tim ti vidhem…
Nëse flet bukur,
por di edhe të më dëgjosh.
Nëse di të më dëgjosh
edhe kur unë nuk flas.
Nëse di të më presësh
edhe kur të mungoj.
Nëse e gjen momentin
kur duhet të më kërkosh!
Nëse di të qeshësh
edhe kur duhet të qash!
Nëse edhe pa ta thënë
e ndjen që të dashuroj…
Por… edhe nëse unë
asnjerën prej tyre nuk di!
As mos prit të të dua,
e as mos më kërko dashuri.




















