Jam thellësisht i prekur për atëmoskujtesëtëtëquajturës “Dita e Kujtesës së Holokaustit nazist” ndaj hebrejve në kampet e shfarosjes në masë. Nëse hebrejt pësuan atë genocid të pashembullt në histori, “Dita e Kujtesës” kaloi pa asnjë shqetësim nga ata që përfaqësojnë Shoqatën Çamëria apo kanë mandate deputetësh në emër të çamëve. Ashtu siç janë të njohura humbjet me miliona njerëz hebrej në këto kampe dhe nnjeriu ndjen trishtim që në këtë botën tonë ku kërkohet drejtësi, ndodhin padrejtësi, duket se kjo Europa e “drejtë” dhe e ndjeshme për padrejtësitë kriminale nuk flet dhe hesht për ato që ndodhën 80 vjet më parë në Çamëri.
Sisot 81 vjet më parë bëj me dije sidjali i një ish të internuari në kampet e nazizmit për pak muaj në Mat’hausen dhe më pas në Dakao deri në lirimin e tij nga Aleatët e antinazifashizmit, për rreth 20 muaj. Babai im, Nuri Emin Zane, ish shtetas i Greqisë me kombësi shqiptare, me banim në Filat të Çamërisë, me profesion këpucbërës, u kap nga gjermanët në një hotel të Janinës në mes të natës, ku ai kishte shkuar për të humbur gjurmët nga ndjekja e gjermanëve se grekët shpifën për atë. Dhe nuk ishte vetëm ai, por edhe shumë çamër të tjerë që ishin internuar sa në Itali e më pas kaluan në Gjermani.
Dua ta kujtoj atë kohë të hidhur për familjet e çamëve dhe ta them publikisht se harresa që bëhet për kujtuar këtë ditë nga ata që drejtojnë Shoqatën Çamëria dhe një parti politike që flet në emër të çamëve është një lloj papërgjegjshmërie, po aq sa edhe padrejtësie. Aq më tepër që çamët u akuzuan padrejtësisht si bashkëpunëtorë me nazistët ??!! Dua tju kujtoj atyre që nuk kanë kujtesë historike se internimi i babait tim dhe të tjerëve u bë nga Selaniku me bashkështetasit hebrej që jetonin në Janinë etj. Fati i tyre ishte i përbahskët kudo ku ishin.
Ashtu si edhe çamët e tjerë si Hajri Hasan Fetahu, nga Grikohori i Çamërisë, internuar në Itali & Gjermani, Mezan Emin Jonuzi, nga Varfanj të Gumenicës në Çamëri, internuar në Itali & Gjermani, Osman Zenel Taka, nga Filati i Çamërisë, internuar në Itali dhe & Gjermani, Bejaz Muhamet Muho, nga Arpica e Çamërisë, internuar në Mathauzen, që ka qenë bashkë me një bashnjak që jeton në Sukth familja i quajtur Meshan Kadiqi kanë ardhur në Shqipëri në 1946, Alush Xhemil Sejko nga Filati i Çamërisë internuar në Itali pushkatuar nga komunistët, bashkë me ta edhe im atë Nuri Emin Zane nga Filati i Çamërisë që u internua në Mat’hausen dhe më pas në Dakao. Për hirë të së vërtetës për ata burra të sakrifikuar, kujtesë kanë familjet e tyre dhe vetmi që ka bërë vlerësim për dy prej tyre 20 vjet më parë ishte Presidenti Alfred Moisiu që i dekoroi me “Medaljen e Artë të Shqiponjës me Nr. Dekreti 4478, më 08 shkurt 2005. Vlerësohen përpjekjet të kryetarit Shoqatës Çamëria Servet Mehmeti të asaj kohe me mbështetjen e kryetarit të PDI Tahir Muhedini dhe më pas ka pasur një heshtje mospërfillëse.
Pikërisht këta të interuar si dëshmi antinazifashizmi, nuk u lejuan të shkonin në Çamëri në shtëpitë e tyre, në një kohë që teoritë greke për “bashkëpunim me gjermanët” bie poshtë dhe kontributi i tyre në krahun e duhur në historinë e kohës. Pikërisht këta burra e të tjerë si këta që përjetuan holokaustin si hebrejt nuk u bënë të barabartë mes popujve, por vuajtën më pas edhe genosidin komunist. A nuk do ishte ky një fakt që për analogji si hebrejt që çamët të kishin të drejtat e tyre sipas ligjeve të kohës ?
Ashtu si u përndoqën 50 mijë hebrej të Greqisë u zhdukën në kampet e shfarosjes, edhe çamët u përzunë me zjarr e me hekur pasi u vranë mbi 3 mijë burra e gra, pleq e plaka, fëmijë deri edhe në bark të nënë dhe 3 mijë të tjerë që vdiqën në eksodin për në Shqipëri. Pas atij 27 qershori 1944 në Paramithi dhe më pas atij 5 marsi 1945 në Filat,as shteti shqiptar i kohës së komunizmit dhe as pas 1991-shit, por më keq akoma as organizatat për vlerësimin e kontributeve dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëv e sipas legjislacionit ndërkombëtar, nuk bënë asnjë reagim. Më keq akoma që këto të vërteta nuk i njeh ose, edhe nëse i njeh, nuk reagon Shoqata Çamëria dhe ajo partia politike që ka një kryetar që llomotit përralla për efekte publicistike.
Jo vetëm që shteti shqitpar nuk tregoi asnjëherë vlerësim për ata kontributorë të kohës së Luftës II Botërore nga Çamëria që luftuan nazizmin, por veçanërisht për ata shtetas grekë me kombësi shqiptare që u internuan nga nazistët gjermanë, nuk kërkoi dëmshpërblimin që Gjermania i dha shtetit grek pas luftës si reperacione të dëmeve të Luftës nga ku kanë marrë edhe shtetasit grekë me kombësi hebreje. Për shtetasit e vet Greqia i ka kërkuar kohë pas kohe dëmshpërblime Gjermanisë edhe vitet e fundit. Nuk paragjykoj qëndrimet e shtetit grek për shtetasit e vet, as dëmshpërblimet që hebrejt morën nga Gjermania. Por im atë dhe shokët e tijë, nuk e kishin të drejtën të përfitonin ato dëmshpërblime ?
Nuk di se si do ta klasifikonin shtetasit hebrej të Izraelit që ishin bashkëvuajtës me çamët këtë mospërfillje ? Në Çamëri u bë genocid, por asnjëherë nga shteti Izrealit që e di mirë se çfarë do të thotë genocid nuk është zënë në gojë një fakt i tillë për Çamërinë. A meritonin ata një mbështetje për një popullatë të pafajshme e të pambrojtur që u përzu me zjarr e me hekur nga shtëpitë e tyre?Çamëtt kishin një fat të përbashkët me hebrejt, edhe pse ishin më të shumtë në numër, por që metodat që shkaktuan holokaustin ishin të njejta ?
Nëse hebrejt ndjehen krenarë për sakrificat e shtetasve të tyre dhe që triumfuan, edhe ne trashëgimtarët e atyre burrave që u internuan në kampet naziste që shpëtoi gjallë, ndjehemi krenarë për sakrificat heroike.
Si nuk u gjet një bamirës ndërkombëtar për çamët siç u gjet bamirësi suedezi Raul Uollenberg, që, falë Zotit, shpëtoi rreth 100 mijë hebrejt nga shfarosja naziste. Çamët ishin edhe bashkëvuajtës dhe bashkështetas me hebrejt.Çamërit nuk patën asnjë mbështetje pas luftës, asnjë reperacion nga vuajtjet, asnjë vlerësim njerëzor nga shteti shqitpar dhe nga Europa e të drejtave ??
Kujtoj Prof. Jorgos Margaritis qënë librin “Bashkëpatirotë të padëshiruar” me të dhëna mbi shkatërrimin e minoriteteve të Greqisë për çamët dhe hebrejtë kur shkruan “Ka disa pika në historinë moderne të Greqisë që lindin pyetje të ashpra. Me 70 % të popullësisë hebraike të paraluftës, të shfarosur në kampet e vdekjes së nazizmit, vendi gjendet në një nga pozicionet e para në krahasimin e trishtueshëm, madje, duke kaluar edhe vetë Rajhun. Kanë faj vetëm pushtuesit e huaj për këtë rekord ?
Në të njejtën periudhë, gjatë Luftës së fundit Botërore, një minoritet historik, çamët muslimanë të Epirit u spastruan në mënyrën më absolute”.
Hebrejt e kanë një Mur Kujtese në Jad Vashem sivlerësim për ndihmën atyre që ndihmuan hebrejt si popullatë. Pati edhe raste që burrat çam u martuan me vajza hebreje si familja Dojaka nga Filati, djali i të cilit ka sponsporizuar edhe këtë libër të profesorit përparimtar grek Jorgos Margaritis, të botuar të përkthyer në gjuhën shqipe, si një shenjë respekti njerëzor, gjë të cilën grekët asnjëherë nuk e pranuan një veprim të tillë.
Çuditërisht “të barabartë dhe të drejtëmes popujve” në këtë ditë të shënuar të holokaustit, nukj e ka fatin ta ketë popullata çame që vuajti genocidin grek dhe ne kërkojmë mbështetjen e atyre që e njohin genocidin. Të drejtat e çamëve janë të ligjëruara edhe nëKartën Universale të të Drejtave të Njeriut si ajo e Kopenhagenit e KSBE-s e vitit 1990 etj që ka pasur mbështetjen e Izraelit.
Unë jam autor i dy librave : “ “Çamnëria, toka pa njerëz dhe njerëzit pa tokë, si dhe “Çamëria dhe Kosova – Genocid pa ndëshkim” dhe të vërtetat e ngjarjeve mbi Çamërinë dhe banorët e saj janë një dhimbje e madhe dhe tragjizëm i parrëfyer. Edhe familja ime dhe e të gjithë atyre që pësuan vuajtjet e madha nga tre genocide : ai nazist, ai grek dhe ai komunist.
A meritojmë ne këtë fat dhe asnjë mbështetje miqësore si të barabartë mes popujve si njëvlerësimit ndërkombëtar ? 27 janari është një ditë e shënuar për botën si dita e genocidit dhe ajo vlen edhepër hebrejt, edhe për çamët, edhe për kosovarët, edhe për boshnjakët dhe Izraeli që i njeh këto vuajtje genocidi duhet të ishte avangarda e mbrotjes dhe e mbështetjes se harresa dhe heshtja për të tilla ngjarje genocidiste qështë si ajo thënia se, nëse e keqja harrohet, ajo me siguri do të përsëritet.