Ora 10 e natës, një telefonatë
nga Amerik e largët, u bëra merak!
Dok Asqeri Guri, nuk na ka harruar…
Mallë të madh, në zëmër e ruan.
Nuk e besova, ju përgjigja shpejt,
Asqeriu nga larg, për gurët më pyet.
Ju kujtoj të gjith, miq dhe shok,
njerëzit fisnik nuk i harroj dot.
Kemi qënë të mirë, falnim dashuri.
Respekt mirkuptim, e zëmra flori.
Kohë që jam larguar, mir jam këtu,
malli dhe zëmra, më rri vetëm te aty,

Çorrovoda ime, nuk të harroj dot
fshatrat e bukur, nga syt bien lot.
Kujtimet i ruaj, me shumë dashuri,
në ëndrrat e mia, me ju vij e rri,
Ju uroj nga larg, shëndet- lumturi,
vendlindja ime e dashur, paç vetëm begati.
Qan Skrapari vogël, qanë me lot,
ku më vanë djemtë, që nuk i shoh dot?
Baba Hekurani


Lamtumir Baba Hekurani.
Qanë Përmeti e Skrapari,
po qanë fusha edhe mali,
Tomorri frymën ndali.
Mbi Ali Postivan,
aty dhe edhe xhanë!
U bënë dy male tok,
kuvendonin kok më kok.
Shum e deshe Shqipërinë,
bashkimin dhe vllazërinë.
Fjala jote plumb dhe mjaltë
kurrë s’të lije në baltë.
Shëntori ynë i rrallë:
Atdhetar me zëmrën zjarr!
I paharruar gjithmonë,
me mall do të kujtojnë.
Aty ku do prehesh ti,
e bëre vëndin flori.
Ku retë prek me dorë,
Ball për ball me baba Tomorr.



















