Ing. Xhevair Ngjeqari: Euro projekti novator për bashkitë e Tiranës, Vlorës, Beratin, Lezhën

233
Sigal

Ing. Xhevair Ngjeqari

 

“Një grup juristësh, ekonomistë, menaxher, për të vitalizuar detyrën kryetarëve dhe ekonominë e euro-bashkive, sidomos të vëndeve në zhvillim, kanë programuar, një skemë organizative, për të siguruar strehimin, punësimin dhe hipotekimin. Që nënkupton kthimin e bashkive në një kantier pune. Me një projekt, që i përshtatet për Tiranën, Vlorën, Lezhën, Beratin.

“Baza e euoroprogramit për bashkitë, është, Zhdukja e Monopolit të Dekumentacioneve dhe Lejeve të Ndërtimit që prodhohen nga mungesa e detyrave dhe detyrimeve e keq organizimi. Paaftësia për të kthyer në qendër studimi, zbatimi e projektimi, shton abuzimet në istitucionin, që paguhet direkt nga populli

Deviza e Bashkisë është finale me një takim, me gjykatës (WAR) Popullin. Nga i panjohur bëhesh bestseller. Rethohesh nga njerëz, televizioni, gazetat. Sedra përkëdhelet. Të duket vetja i mënçur. Pasioni për moral të shtohet. Kjo sëmundje ka zaptuar Belind Këlliçin e Tiranës. Programuesit, po ndryshojnë datat e egzistuesit. Me këto bejte nuk fitohet bashkia e Tiranës.

E vetmja rrugë për të marrë bashkitë, është të përshtasin programet e zgjedhjeve me konceptet e euro-projektit të menaxherëve të Europës, i cili zgjidh problemet kryesore të gjithë shtresave në nevojë të shoqërisë. Duke afishuar për çdo lagje apo bllok banimi planet konkrete, që zgjidhin hallet direkte të komunitetit.

  1. Aksioma e zhvillimit ekonomik, të europës, bazohet në trekëndëshin në aftësinë mendore, ekperiencën profesionale dhe burimet natyrore. Megjithë euro financimet, bashkiakët e zgjedhur janë kthyer në sekser të lejeve të ndërtimit, shiritave ceremoniale. Pa u përgjigjur për pasuritë gjëndje dhe rinovueshme, për punësimin, emigracionin, strehimin, burimet natyrore dhe projektet, që prodhojnë ekonomi. Duke pritur gjithçka nga qeveria qëndrore. E cila ka njohje dhe aftësi të kufizuara për problemet specifike të bashkive.
  2. Tipike për vendet në zhvillim është organizimi shtetëror në Shqipëri i cili në 30 vitet e fundit, duke ju referuar treguesve ekonomik, funksionon si një pashallëk në pronësi të partisë maxhoritare. Një rol që shton jetëgjatësinë e varfërisë dhe centralizimit, luajnë mungesa e detyrave dhe padituria juridike ekonomike, organizative e k/bashkiakëve. Për të rritur nivelin e shërbimit, euro-projekti rekomandon detyrimin, që programet e bashkive të xhvishen nga slloganet e premtimet, që nuk e detyrojnë të përgjigjet gjatë drejtimit. Projekti novator jep platformën e programit të një K/Bashkiaku.
  3. K/Bashkikaku duhet të përgjigjet për strehimin, punësimin dhe hipotekimin e pasurive të komunitetit. Sepse paguhen nga taksat, por nuk përgjigjen për tre nevojat kryesore të banorëve.
  4. Strehimi realizohet duke rritur vëllimin e studimeve dhe projektimeve të gjitha kategorive ndërtimore. Duke programuar skemën juridike, organizative për të rikostruktuar, ndërtuar hipotekuar, pasuritë e palujtëshme dhe mjetet kryesore. Që fillon nga zhdukja e krizës Lejeve të Ndërtimi dhe projekteve të miratuara.
  5. Në rastin e nji ndërtimi të ri apo rikostruksioni, euro projekti, nënkupton që bashkija merr përsipër, kontraktimin, projektin, lejen e ndërtimit, financimin, ndërtimin dhe hipotekimin. Gjithçka nën kontrollin dhe kujdesin e bashkisë. Pyetjeve, ku do ta gjejë financimin bashkija, projekti i përgjigjet,se financimi gjendet në fizibilitetin e objektit. Bile grupet ndërtuese apo financuese apo bankat, duhet t’i luten bashkisë për kooperimin apo bashkë financimin, apo ndërtimin e objektit. Projekti novator mund të shtrihet dhe në mjetet kryesore të agroblektorisë .
  6. Kjo është e vlefshme për objektet e reja apo rikostruksionet, në infrastrukturën tokësore apo detare, mjafton që Bashkija të realizojë projektin dhe lejet istitucionale. Financimet i sjell fizibiliteti i projektit Vëndi jonë ka shumë objekte të vet-financohen. Nuk janë vetëm pallatet e banimit që evidentojnë kompanitë private.
  7. Skema e ndërtimit dhe rikostruksioneve kthen komunitetin në kantier pune. Por këto kërkojnë njohje të detajuar të realitetit, nivelin e amortizimit, të strehimit dhe infrastrukturës, në njësi rrugësh, blloqesh, lagjesh. Nga njëra anë shtohen detyrat bashkisë, nga ana tjetër kthehet një kantier pune hapësira e komunitetit. Duke rritur punësimin dhe ulur emigracionin. Bashkija ka për detyrë të specifikojë Prodhimin e Brëndshëm Bruto dhe Frymë, deri te treguesit të blektorisë dhe bujqësisë në fillim e mbarim të mandatit.
  8. Projekti novator kërkon që bashkija të luajë rolin e një shteti të vogël Autonom,i cili duhet nëpërmjet seksionit juridik të ndjekë realizimin e hipotekimit. Duke mos u përgjigjur detyrimeve ndaj komunitetit, janë turrur të bëhen kryetarë, njerëz pa asnjë kapacitet organizativ. Kjo fatkeqësi dhe baza e varfërisë kombëtare.

    Çfarë përfaqësojnë Kryebashkiakët shqiptarë?

  9. K/Bashkiakët e vëndit janë kopje e pushtetit qëndror, i cili në 100 vitet e fundit 1922-2022 është zaptuar nga katër sundimtarë, që kanë qeverisur në armiqësi gjakatare me njëri tjetrin. Pa asnjë program, apo bosht ekonomik perspektiv,i cili pasqyrohet edhe në qeverisjet lokale.Kjo është arsyeja që menaxherët europianë tentojnë të shtojnë detyrat dhe detyrimet e bashkiakëve vendorë.
  10. Demokratët kërkojnë të fitojnë zgjedhjet lokale në maj të vitit 2023. Me slloganet, se do t’i kthejmë Tiranën, Beratin,Vlorën, Lezhën, qytetarëve, do ulim taksat, qeveria po grabit popullin, borxhi ka kaluar kufirin, balilat po vjedhin votat, inçeneratorët boshatisën baulen e shtetit, nuk vijnë në pushtet në Tiranë, Berat, Vlorë, Lezhë. Zullumet e qeverisë nuk janë direkt të K/Bashkisë. Ato janë konsumuar në media dhe publiku, në të gjitha format e evidentimit dhe prezantimit.
  11. E vetmja rrugë për të marrë bashkitë, është të përshtasin programet e zgjedhjeve me konceptet e euro- projektit novator Projekti euromenaxherëve prek interesat e të gjithë shtresave të shoqërisë, afishuar për çdo lagje apo bllok banimi. Planet konkrete që zgjidhin, ndërtimet, strehimin, rikostruksionet, punësimin, hipotekimet. Ku njerëzit të gjejnë zgjidhjet direkte. Për metropolin e Tiranës programi është shumë dimensional,por forcat dhe financimet nuk mungojnë.Niveli dhe ekonomia e zgjedhësve është më e lartë.Ajo që mungon është ndryshimi programit zgjedhor të trashëguar.

PROGRAMI ZGJEDHJEVE NË TIRANË.

  1. Të zgjidhesh për të drejtuar nji bashki,është nder por dhe nji shancë.Deviza e Bashkisë është betejë me nji takim, me gjykatës (ËAR)mjeshtrin e madh Popullin.I cili qëndron më lart se dogmat e qeverisë. Nga i panjohur bëhesh bestseller gjatë pregatitjes 6 mujore. Në çdo moment rethohesh nga njerëz, televizioni e media e shkruar. Hipokrizia për moral, është 100 herë me e madhe se kontributi për problemet. Sedra përkëdhelet.Të duket vetja i mënçur.Pasioni për tema të përgjithshëme shtohet. Në mungesë të programeve konkrete, hartuesit e programit zgjedhjeve në Tiranë,po ndryshojnë datat e programit kaluar. Me shprehjen se programin e kemi mirë, po shiko vjedhjen e votave nuk fitohet bashkia e Tiranës. Mungesa e projekteve dhe programeve novatore mungon pothuaj në çdo bashki.
  2. Në dhjetë vitet e fundit asnjë specialist i infrastrukturës të PS, PD apo LSI, nuk ka evidentuar apo analizuar asnjë projekt abuziv apo rentabël, në infrastrastrukturën tokësore, detare, ajrore, hekurudhore. Më shumë kanë folur politikanë, ekonomistë apo juristë apo të pamvarur. Tortura dhe kostua e qarkullimit të brëndshëm dhe të jashtëm, strehimi, punësimi, hipotekimi në Tiranë kanë nevojë për ndryshimin të organizimit të bashkisë.

Gjiri i Vlorës dhe Hysni Sharra i Foltores

Që nga 1960-ta, në Gjirin e Vlorës, Mongolët e Socializmit Shqiptar, Otomanët e Demokracisë Albaneze dhe Xhon Turqit e Rilindjes, kanë ndërtuar vetëm vepra ndotëse dhe antituristike. Që vetëm në bregun ranor të Sodës nuk duheshin ndërtuar.

Por është fat i madh që Allahu,vlonjatëve i ka dhënë me bollëk kurajon civile, e guximin moral, por i ka shtuar shumë mirëbesimin e naivitetin, që nuk dinë vlerën e Gjirit të Vlorës, se do ta kishte shpallur me kohë Vlorën, Qytet-Shtet ose Bajrak më Vete, si Monte Karlo apo San Marino.

Foltoria zgjodhi përfaqësuesin e Sharrajve për Bashkinë e Vlorës. Themelet e Aulonës nuk spjegohen padituritë, patriotizmi, sakrifica e familjeve Vlora e Sharra. Në qoftë se i zgjedhuri i foltores, do të aplikojë euro- programet për projektet, që lidhen direkt me interesat e qytetarëve, aktualë e perspektivë, për ta kthyer Vlorën në Kantier Pune, do të fitonte drejtimin e komunitetit dhe përjetësonte Amanetin e“Sharrajve”, për të vitalizuar Vlorën. Ai favorizohet edhe nga opinioni për figurën, repekti ndaj trashëgimisë dhe konsulenti europian i programit Agron Sharra. Por këto janë të pamjaftueshme pa minimalen e projekteve novatore, që janë renditur në vijim. Sepse realizimi i tyre kërkon pjesëmarrjen edhe të vlonjatëve të pamvarur si Dritan Leli etj. Duke sjellë në kujtesë që Gjiri i Vlorës lakmohet nga brënda dhe jashtë vëndit, për t’i shkatërruar aftësinë turistike, portuale, mjedisore. Që nga viti 1960, aty janë ndërtuar vetëm objekte Antimjedisore dhe Antituristike

Prandaj shtrohet pyetja:

A do kthejë në bregdet ranor, shkëmbin e kalasë, dhe turizmin në Nartë-Vjosë Programi Novator i Hysni Sharrës?
A do ndërtojë kafen e parë në Belvederen e Fushës Ravenës?
A do ndërtojë e hipotekojë të çdo vit, min. 100 godina të amortizuara?
A do projektojë perspektivën turistike në ishullin e gjarpëirinjve të Sazanit?
A do të evidentojë faktin se kalimi i Llogorasë, realizohet nga Orikumi në Gjirin e Bristanit ose matanë Karaburunit me 3 km Tynel, rrëzë Pasha Limanit. Ndërsa shteti shqiptar po e ndërton me 6 km Tynel dhe nji urë të zgjatur?
A do vendos për çdo lagje një jurist, për Hipotekimet e Vlonjatëve?
A do të realizojë programin novator një projekt për ndërgjegjësimin të komunitetit për mbrojtjen ligjore të mjedisit, Gjirit Vlorës, brënda dhe jashtë vëndit si istitucion dhe personel më vehte..etj?…. Duke përjetësuar edhe Amanetin e “Sharrajve”, për të vitalizuar Vlorën.

1. Jeta e vlonjatëve nuk kuptohet pa gjeorelievin e alternuar-maritim-urbano-balnear të mjedisit të gjirit Vlorës i cili formon hapësirën gjeografike, politike, maritime, balneare, portuale, urbane, mjedisore, panoramike më cilësore edhe më të vyer të Adriatikut dhe një nga më të rallat e Mesdheut. Porti natyral i Vlorës është 4,5 herë më i madh dhe 2,5 herë më i thellë se Baseni Ujor i Portit Roterdamit ose portit të 4(katërt) në botë. Që përpunon mbi 440 milion ton mall/vit. Edhe perimetri shkëmbor i Karaburunit është një vepër arti e hidromaritime.

  1. Por gjiri gjendet në kufijtë natyral.Pothuaj nuk përpunohen,as posagjer,as turista e mallra.Në Ujin e Ftoftë mbaron Mesdheu(Joni) ose bregu shkëmbor,dhe fillon ultësira e ranore e Adriatikut. E cila deri në deltën e Vjosës zgjatet deri 31 km.Turizmi në Vlorë nuk shfrytëzon as1km bregdet ranor.Kjo është nji fakeqsi për vlonjatët,vëndin dhe turistët.
  2. Në vitet 1960-ta në bregdetin ranor të Pyllit Sodës socialistët ndërtuan sodën kaustike,fabrika e PVC, uzinën mekanike, fabrikën e llmpaeve, nënstacioni elektrik, mbas viteteve 1990, po në të njëjtin vënd, u ndërtua Petrolifera dhe porti karburanteve dhe kimikateve liquide, teci i helmit, nënstacioni, parku industrial.
  3. Ndërsa mbas 2013, në bregun me rërë, ndërtuan mbi 1 km, murin e ferrit të Lungo Mares, grabitën bankinat e portit pasagjerëve kthyer në marinës turistike, ku nuk ndërtohet marinë, do të ndërtojnë portin e mallrave, në Tri Port, ku nuk ndërtohet port tregtar, vendosën anijet me naftë për prodhimin e energji elektrike në qëndër të gjirit detar të Vlorës. Bile kanë deklaruar dhe nuk kanë mbaruar akoma etj. Këtu shtrohet pyetja:- Këta barbar nuk gjetën vënd tjetër për këto veprat ndotëse? …
  4. Programi novator i ekonomistit Sharra duhet të ketë dhe një projekt ndërgjegjësimi për komunitetin. Duke organizuar si institucion të pamvarur brënda bashkisë, për të mbrojtur ligjërisht mjedisin e Gjirit Vlorës i cili nuk është pronë e qeverive tranzitore, por pronë e përjetshme e vlonjatëve, shqipërisë dhe rajonit….
  5. Në mjedisin e trazuar konfliktual, që kanë krijuar formacionet e kryeqytetit, e vetmja rrugë për të drejtuar bashkinë është realizimiiI projekteve konkrete për çdo njësi, ku qytetarët të shohin zgjidhjen e nevojave familjare. Duke shfrytëzuar kulturën dhe eksperiencën të pamvarur, nën drejtimin e konsulentit, projektet dhe programet e përshtatura duhet të afishohen dhe pasqyrohen në lagje. Me qëllim që diskutimi i kryetarit në lagje të bëhet mbi bazën e problemeve të programuara. Duke u larguar nga fjalimet e papërcaktuar se Vlorën do t’jua kthejmë vlonjatëve. Por të shpjegohet për çdo lagje si mund të kthehet në Kantier Pune.
  6. Duke parë pamjet e shkatërrimit të pyllit të Sodës më kujtohet formulimi ekujlibrit natyror, që natyra e vlonjatëve i ka falur një nga pasuritë më të vyera të Mesdheut, dhe Ai, e shpërdoron duke ja mirëbesuar të tjerëve, pa asnjë kundërshtim ose pa ngritur në revoltë gjithë opinionin vendor. Me këtës rast po evidentoj një formulim të formuluar vite më parë …
  7. Është fat i madh që Allahu,vlonjatëve i ka dhënë me bollëk kurajon civile e guximin moral, por i ka shtuar mirëbesimin dhe naivitetin që nuk di vlerën e Gjirit të Vlorës,se do ta kishte shpallur me kohë Qytet-Shtet ose Bajrak më Vete, si Monte Karlo apo San Marino. Kjo është arsyeja Sheriati shtetit shqiptar përdhos mis virtytet e bukurisë natyrore të Bay of Aulona.