Dr. Zekri Palushi: Nëse prisni për zgjedhjet e ardhshme, sigurisht që në shumë drejtime do të zhgënjeheni

185
Sigal

Bashkatdhetar të nderuar, një nga dëmtimet më të mëdha që forcat “progresive” të Politikës së Majtë, i kanë bërë njerëzimit është vrasja e ndjenjës së turpit, një nga vlerat emocionale më të rëndësishme, që pengon njerëzit për të marrë vendime të gabuara.

Prej një distance rreth 21,000 kilometërshe, ne, shqiptarët e Australisë, me një mall të madh, ankth, e dhimbje, ndjekim ngjarje të ndryshme, shpesh të pabesueshme, mjaft të turpshme, e shumë të rrezikshme, që pothuajse çdo ditë ndodhin aty, ku ju jetoni të përbuzur, të poshtruar, të vjedhur, të kërcënuar dhe në rrezik, nga pushteti narko-shtetar i Edvin Ramës, i cili ka kohë që në bashkëpunim me George Sorosin, dhe sorosjanët e tjerë, luftojnë kundra identitetit tonë kombëtar, lirive, dhe demokracisë shqiptare.

Shënjat në këtë drejtim janë të hershme, të shumta, e tepër të qarta, që kulmohen me vendosjen në arrest shtëpie, të Liderit të Partisë Demokratike, dhe Opozitës shqiptare, -Profesor Doktor Sali Berishës, -i cili, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, dhe pa asnjë akuzë konkrete, vazhdon të mbahet në izolim, prej më se 150 ditësh, ndërkohë që logoja dhe vula e Partisë Demokratike, kanë kohë që sorollaten në duart e gjykatësve të korruptuar, pengje të Edvin Ramës. 

Shenja të tjera dalluese, dhe shumë shqetësuese, që tregojnë se ju, jo vetëm po humbni liritë, dhe demokracinë, por edhe po ecni qetësisht, drejt një skllavërie moderne, janë edhe veprat e shumta korruptese-mafioze, që qeveria e Rilindjes Socialiste, nën udhëheqjen e Edvin Ramës, ka arritur t’i inkorporojë me shumë sukses, në jetën tuaj të përditshme, aq sa, tashmë, shumica juaj, nuk janë aspak në gjendje t’i dallojnë ato!

E them këtë me shumë dhimbje, por sigurisht, i bazuar në fakte. Për ilustrim po ju tregoj një ngjarje në Australi, ku kryetarja e Parlamentit, Bronuin Bishop, në vitin 2015, dha dorëheqjen nga detyra, vetëm pse kishte përdorë helikopterin, për të marrë pjesë në një mbledhje partiake, që mbahej në qytetëzën Gjillong, – 64.5 km., larg Melburnit. Vetëm për këtë udhëtim, ajo përveç dorëheqjes, ktheu në bankën e shtetit edhe 5.227 dollar, – pra koston e flutirimit, duke i dhënë fund, edhe karrierës së saj politike. Ndërkohë, kryeministri juaj, Edvin Rama, vetëm gjatë një përiudhe 2-vjeçare, bën rreth 142 fluturime me aeroplanë të huazuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe se gjen asgjë! Për më tepër, me parat tuaja, ai organizon koncerte madhështore, bombastike, artistiko-propagandistike, në Greqi, Itali, të cilët, do që t’i përdorë si sehire për ndërkombëtarët, për t’ju treguar atyre në avancë se fitorja e zgjedhjeve të ardhshme, është e sigurtë, dhe e nderëshme!

Nuk po merrem më tepër me fakte të tjera, që ju i dini shumë mirë, por disa prej tyre, s’mund të rri pa jua kujtuar, herë pas here:

*Denoncimi i kahershëm i OSBE-së, në lidhje me 200 milion Eurot e Edvin Ramës, të bankuara diku jashtë shtetit, akoma s’ka marrë përgjigje? *Miliona Euro të vjedhura nga inceneratorët, që edhe pse të zbuluara, dhe denoncuara, – vazhdon të vidhen edhe tani, çdo ditë! *Për dy aniet në Vlorë, të sjella nga Bangladeshi, nën kujdesin “dashamirës” të ish-ambasadores Yuri Kim, pothuajse s’dimë asgjë nëse janë në përdorim!; *Drejtorët hajdud të Bashkisë. *Xibrrakën e vëllait të Ramës?; *Zv. Kryeministri i arratisur!; *Ministra, e ish-ministra, deputet, e ish-deputet, në ndjekje penale, në arrati, apo edhe të burgosur?;*Vjedhja e TIMS, një skandal mjaft djallëzor, dhe tepër i rrezikshëm! *Kriminelët elektorale në poste të larta parlamentare, dhe qeveritare! *Korruptimi i një prej zyrtarve më të lartë të FBI Amerikane, Charles McGonigal, (dhe mos harroni se në këtë çështje, nëpërmjet Duçkës, është i përlyer edhe Hunter Biden)! *Korruptimi në detyrë, i ish-gjeneralit italian Fabrizio Lisi, etj. etj, dhe kurrë mos harroni marrveshjen ogurzezë, Rama-Meloni, që mundëson ardhjen e imigrantëve islamik në Shëngjin! Të gjithë do të jenë burra, dhe jo pa qëllim, gratë dhe fëmijët e tyre do të mbahen në Itali!!! Në lidhje me këtë, ju ftoj të informoheni se çfarë po ndodh në Amerikë, e vende të tjera perëndimore me këto ‘imigrant’ ideologjik, -që t’mos suprizoheni, atëherë kur ju vetë, do të ballafqoheni me ta. Këtë pjesë, po e mbyll me një fjali shumë-kuptimshe të Ramës, e thënë këto ditë, në parlament: “keni akoma shumë për të parë”! Dhe a thua se deri tani, s’keni parë mjaft, nga çatia e Bashkisë së Erion Veliajt, – hyn në lojë Politika Seksuale! –Pra, një “martesë” e paligjshme femër-femër, papritmas legjitimohet! Sigurisht që qëllimi i kësaj “martese”, s’ka të bëjë aspak me kurorëzimin e dashurisë së dy lejzbigeve (sepse, sipas tyre, ata kishin qenë duke bashkëjetuar në dashuri të plotë, që prej 14 vitesh, pa i trazuar kush), por ka të bëjë shumë me shtyrjen e më tejshme, drejt legjitimimit të plotë të agjendës së komunitetit LGBGT, në Shqipëri.

Sipas mendimit tim, ata kanë qenë të udhëzuara, të shpërblyera, dhe të inkurajuara për të “thyer akullin”, pikërisht tani, në këtë kohë që Edvin Ramës, më shumë se kurrë, ju intereson të tërheqin vëmendjen e publikut nga skandalet e ditës, e njëherësh, të krijojnë një terren të favorshëm për kalimin e ligjit të SURROGACISË, (një problem tjetër mjaft serioz, që tenton t’i trajtojë femrat shqiptare si brood mare [pela që mbahen vetëm për të pjellur], një temë mjaft e dhimbshme, për të cilën do të shkruaj një shkrim të posaçëm).

Pushteti po lufton kundra identitetit tonë kombëtar, lirive, dhe demokracisë shqiptare. Kriminelët elektoralë janë në poste të larta parlamentare dhe qeveritare! U korruptua një prej zyrtarve më të lartë të FBI Amerikane, Charles McGonigal,dhe kurrë mos harroni marrëveshjen ogurzezë, Rama-Meloni, që mundëson ardhjen e imigrantëve në Shëngjin!

Po kështu, komuniteti LGBTQT, nëpërmjet kësaj “martesa”, tenton të bëjë një sondazh të opinionit publik, pra, sa thellë mund ta avancojnë agjendën e tyre, pa provokuar një reagim të fuqishëm popullor. Por mbi të gjitha, dhe më e keqja është se ky çift lejzbigesh, dhe njerëzit që fshehen prapa tyre, me këtë “martesë” -tentojnë të “masin ujin me shkop”, në drejtim të sfidimit të Vlerave Morale, të përfshira në Kodin Moral, të Kombit Shqiptar. 

Bashkatdhetar të nderuar! Për të folur për komunitetin LGBTQIA+, historinë, dhe agjendën e tyre djallëzore, duhet të shkruhen volume, por unë si mjek, po ju them se deri në vitin 1973, homoseksualiteti (në Manualin Diagnostik të Sëmundjeve, Mendore, të hartuar nga Shoqata e Psikiatërve Amerikan), -klasifikohej si një çrregullim mendor.

njohje ligjore, e si pasojë, deri tani, përveç gjinisë mashkull dhe femër, kemi edhe 72 gjini të tjera! Mos u çuditni nësë ju tregoj se në shtator të vitit kaluar, 1000 njerëz të vet-identifikuar si pjestar të këtij komuniteti, ishin mbledhur në Berlin, ku lehnin, dhe ulurinin si qen. Një grua nga Anglia, jo vetëm që ishte martuar me një qen, por kishte hapur edhe një ëebsite, me të cilën kishte ba shkusi, dhe kishte martuar edhe 100 gra të tjera. Në 2005, një angleze ishte martuar me një delfin, ndërsa, në vitin 2019, një angleze tjetër, Kate Cunningham, 37 vjeçare, u martua me një pemë.

Nuk po vazhdoj me shembuj të tjerë, sepse janë shumë deprimuese, dhe denigruese, por duhet të dini se –transgjenderizmi është një proces i gjatë, kompleks, antinjerëzor, antibiologjik, i dhimbshëm, poshtrues, dhe me rrezultate përfundimtare katastrofale. Megjithatë, ky makabritet njerëzor, mbetet një pjesë mjaft e rëndësishme, për politikanët e Majtë ‘progresiv’, -(të tipit Sorosjan), të cilët e përdorin, për të realizuar agjendat e tyre, kryesisht ato që kanë të bëjnë me ç’popullimin.

Ata, tashmë kanë edhe flamurin e tyre, me ngjyrat e ylberit, që e quajnë edhe ‘Flamuri i Krenarisë’, bëjnë parada të mëdha, që i quajnë ‘Paradë Krenarie’, aktivitete që fillojnë në qershor, dhe mbarojnë në shtator.

Në këto manifestime, në shenjë nderimi dhe solidarizimi, gjithmonë marrin pjesë edhe shumë prej politikanëve ‘progresiv’, të së Majtës, -pra socialistët!

Asgjë s’do të na shqetësonte, apo më mirë të themi, -s’do t’na interesonte aspak, jeta e tyre private, nëse ata, s’do të hynin e ndërhynin fuqishëm, jo vetëm në jetën politike, por edhe në jetë tonë të përditshme, me një interesim të veçantë në fëmijët, nipat, e mbesat tona. 

Në lidhje me këtë, besoj se jeni në dijeni të misionit të “Drag queen”, në shkolla.

Drag queen, është zakonisht një burrë i veshur me rroba të seksualizuara grashë, që simbolizon supër-femrën. ‘Ajo’ shkon nëpër shkolla, për t’u lexuar fëmijëve libra ‘edukuese’ që kanë të bëjnë me prezantimin e diversitetit dhe ekspresionin e gjinisë, dhe identitetit, ku fëmijët inkurajohen të ndrrojnë gjininë sipas dëshirës, -pra një djalë, mund të identifikohet si vajzë, apo edhe anasjelltas, shpesh pa dijeninë e prindërve,  dhe bash këtu, fillon edhe krimi, ndaj jetës së tyre.

Në prag të moshës së pubertetit, u jepen ilaçe falas, për t’jua bllokuar atë, pra për të bllokuar një proces normal fiziologjik! Pastaj vazhdohet me dhënien e hormoneve mashkullore, tek femrat që duan të kthehen në meshkuj, dhe hormone femrore, tek meshkujt që duan të kthehen në femra! Dhe më vonë vazhdohet të ‘ndihmohen’ me masakra kirurgjikale. Nuk po shkoj më thellë, por do t’ju them se, nëse ky qëndrim mjekësor do të ndodhte vite më parë, shumë doktor do t’ishin dënuar rëndë, ndoshta edhe me vdekje, për vepra kriminale kundra njerëzimit.

Meqë jemi këtu tek fëmijët, po ju tregoj edhe një paradoks tjetër, përdhunuesit e fëmijëve, pra ata që quheshin pedofil, për t’mos i ofenduar, -tani duhet ti quajmë dashurues fëmijësh, [Child Lover], ose person me afinitet seksuale për fëmijët, [Minor Attracted Person])!

Një fatkeqësi tjetër është se, si rrezultat i këtij komuniteti, (dhe njerëzve që qëndrojnë pas tyre), -sot ne jetojmë në një epokë, ku s’guxojmë të shqiptojmë përkufizimin shkencor biologjik, se kush quhet grua, e kush quhet burrë! Nëse këto ligje do të aprovohen një ditë në Shqipëri, (kurrë mos ardhtë ajo ditë)! Atëherë një këshillë miqësore më duhet t’jua japë: -që të mbroheni nga ligji, -femrat duhet t’i quani “njerëz me uterus”,  -ndërsa meshkujt, duhet t’i quani, “njerëz pa uterus”.

Sigurisht që ka edhe mjaft pasoja të tjera, por një gjë që mund ta keni marrë vesh, dhe mund ta keni parë, ështe edhe ndrrimi i tabelave gjini-indikuese në dyert e tualeteve, në lokale të ndryshme, restaurante, qendra dyqanesh, institucione, shkolla, etj. etj. në mënyrë që të përdoren nga të dy sekset, pra në tualetin e grave mund të hyjnë edhe “gratë” me organe gjenitale mashkullore. Me këtë rast, vlen të theksohet, se ka mjaft meshkuj sportist, të vet-identifikuara si femra, që marrin pjesë, dhe konkurojnë pa asnjë pengesë, në sporte të ndryshme femrore, me femra sportiste, ku sigurisht, falë testosteronit që kanë në trupin e tyre, i fitojnë të gjitha garat,

Po kështu, ka meshkuj kriminel në burgje, që duke ditur përfitimet e mëdha që komuniteti LGBTQI gëzon, -vet-identifikohen si femra, dhe pastaj kërkojnë që të transferohen në burgun e femrave, dëshirë që ju plotësohet pa asnjë vonesë. Kjo shpesh ka rrezultuar në raste përdhunimi, dhe shtatzanish të pavullnetshme.

Bashkatdhetar të nderuar, një nga dëmtimet më të mëdha, që forcat “progresive” të Politikës së Majtë, i kanë bërë njerëzimit, (që është edhe nana e gjitha t’kqiave), për mendimin tim, është vrasja e ndjenjës së turpit, -një nga vlerat emocionale më të rëndësishme, që pengon njerëzit për të marrë vendime të gabuara, që ndryshe do të ç’vleftësoheshin para të tjerëve. Nëse themi se funksioni i dhimjes është të parandalojë  dëmtimin e indeve tona, -atëherë, duhet të themi se, funksioni i sensit të turpit, është ai, që të parandalojë dëmtimin e marrdhënjeve tona shoqërore. 

Do të dëshiroja të flisja shumë më gjatë, në lidhje me këtë sens, aq të vjetër, sa dhe vetë njerëzimi, -por unë sot e përmendavetëm pak, sa për të “justifikuar” ngjarjet e përmendura më sipër.
Të gjitha, -si qëndrimet korruptive të qeveritarve, organeve të drejtësisë, prokurorisë, forcave të rendit, kriminaliteti, indiferentizmi ndaj së keqes ashtu dhe devijimet shoqërore, janë fenomene që lulzojnë, pikërisht aty, ku sensi i turpit mungon.

Bashkatdhetarë të dashur, -për gjendjen ku ju ndodheni, mendoj se ka kontribuar disi edhe indiferenca juaj, e tipit parazitik. Ju s’mund t’ja lini të gjithë barrën, dhe përgjegjësitë, Demokratëve të Sali Berishës, dhe atyre pak njerëzve të përgjegjshëm që mbidhen çdo natë tek Rruga e Shpresës, dhe çdo të marte tek ndërtesa e Bashkisë, -aq më tepër kur vini re se edhe disa organizime shoqërore të formuara, në “shërbim të demokracisë”, – si ajo e nismës “Thurja”, “Shqipëria bëhet”, lëvizja “Bashkë”, etj.etj., që s’janë gjë tjetër veçse bërthama Sorosiane në lulzim, në ndihmë të pushtetit absolut të Edvin Ramës, -(ashtu si dikur ishin Bashkimet Profesionale, Organizata e Frontit Demokratik, Organizata e Gruas, etj.etj., në ndihmë të Enver Hoxhës).

Po e përfundoj këtë shkrim me mendimin se ju tashmë jeni plotësisht në dijeni se zgjedhje të lira, dhe të ndershme, në praninë e Edvin Ramës s’do të ketë në Shqipëri, – si pasojë, ai mund të qëndrojë në pushtet, në interes të mafies sorosjane ndërkombëtare, (pjesë e së cilës, është edhe ai vetë), për aq kohë, sa ju do ta toleroni këtë regjim tiranik, duke u bazuar në motivin “Bane Zot ëndërr”.