Vangjush Saro: Shënim për sjellje e qasje më të “akorduara”, në politikë, në art, në letra e kudo

Akordimi

… Vërsuluni si të doni e kundër kujt të doni, mos lini gjë pa shkruar e pa thënë, për të huajt e për tanët, për ata më të mirët e më të njohurit dhe për psikopatët (e politikës dhe të shtypit). Por kohë pas kohe, kthejuni edhe vetes. Për ndonjë këshillim a rishikim të rrugës, të trotuarit, të të shkruarave, të të thënave. Akordohuni nga pak.

Gjithë mekanizmat, veglat muzikore po se po, kohë pas kohe, akordohen. Madje harqet, përpara çdo shfaqjeje; edhe në krye të çdo akti (opere apo baleti). Njeriu – është qenie, por edhe njëlloj mekanizmi – gjithashtu e ka të domosdoshme t’i thërrasë ndonjëherë mendjes e të akordohet. Këtë mund ta bëjë duke lexuar më shumë, duke dëgjuar Botën, mandej për disa, kolegët dhe lexuesit a ndjekësit; edhe veten, doemos. Po e filloj nga fundi. Mendoj që është mirë të pyesësh ndonjëherë veten: Çfarë po bëj? Po flas apo po bërtas? Po shkruaj apo po shkarravis? Jam në rrugën e duhur apo, si i thonë ndryshe, kam marrë kot?

Sigal

Nëse vetëpërmbajtja apo vetakordimi është i vështirë të realizohet, për shkak të egoizmit të pafre, për shkak të interesave gjithfarë, për shkak të asaj hijes së mëngjesit – gjëra që nuk i shikon dot çdo sy dhe nuk i përpunon dot çdo mendje – atëherë këtë mund ta bëjnë të tjerët, për disa, lexuesit ose kolegët. Eh! Ndodh që këta të fundit të të çakordojnë më keq. Ata të bëjnë qejfin, sepse ashtu iu duket më mirë dhe ti shkon në qiellin e shtatë; ata thonë je i shquar, je gjeni; dhe ti e ha atë kokërr ulliri. Kjo është një gjë shumë e ndërlikuar. Sepse nuk i kupton stonaturat. E tua.

Ndodh që këta të fundit të të çakordojnë më keq. Ata të bëjnë qejfin, sepse ashtu iu duket më mirë dhe ti shkon në qiellin e shtatë; ata thonë je i shquar, je gjeni; dhe ti e ha atë kokërr ulliri. Kjo është një gjë shumë e ndërlikuar. Sepse nuk i kupton stonaturat E tua.

Gjithsesi, gjendet përherë ndonjë mënyrë për t’u akorduar edhe robi; (përfshi kontributin e mjekësisë). Por ka edhe raste kur nuk bën fajde as vetja, as shoqëria, as mjekësia. Shikoni se si po kërleshen shqiptarët mes vedi; për gjëra të rëndësishme dhe për detaje. Sëmundja duket mjaft e rëndë. Ani, vëllezër, shokë, shpreh edhe unë mendimin tim… Vërsuluni si të doni e kundër kujt të doni, mos lini gjë pa shkruar e pa thënë, për të huajt e për tanët, për ata më të mirët e më të njohurit dhe për psikopatët (e politikës dhe të shtypit). Por kohë pas kohe, kthejuni edhe vetes. Për ndonjë këshillim a rishikim të rrugës, të trotuarit, të të shkruarave, të të thënave. Akordohuni nga pak.