Humb jetën një 64-vjeçar në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë shtëpiake

83
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Petrelë mbrëmjen e 30 majit.

Sipas një komunikate nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi është tërhequr nga një kafshë shtëpiake.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:50, ndërkohë që shkaku është zbuluar nga deklaratat e familjarëve të viktimës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.