Kurbin, prangoset 15-vjeçari u kap me armë zjarri në shkollë

515
Mesditën e sotme Efektivët e Policisë së Komisariatit te Policisë Kurbin kanë arrestuar një 15-vjeçar për armëmbajtje.
Mësohet se 15- vjeçari I.P në ambientet e shkollës së fshatit Gorre në Kurbin, u kap me një arme pistoletë tip TT me katër fishekë të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “, gjithashtu burime nga policia e Kurbinit bëjnë me dije se po hetohet edhe se si arma ka përfunduar në duart e 15-vjeçarit. 
Sigal