Milaim Nela: Shfaqja “Beleri” nuk është ashtu siç duket!

44
Sigal

E kam theksuar edhe herë të tjera dhe i qëndroj edhe sot: Edi Rama e “persekuton” Fredi Belerin vetëm për të faktorizuar Himarën si zonë minoritare. E kjo lojë më së shumti i konvenon politikanëve grekë që janë në pushtet në Athinë si dhe ekstremistëve të Agimit të Artë. Të jeni të bindur që Edi Rama ka dakordësi të plotë me grekët për këtë spektakël. Ju lutem mos bini pre e lojërave të tij me SPAK! Nuk ka si shpjegohen ndryshe pelegrinazhet vara-vinga të zyrtarëve grekë në Himarë! Është i fajshëm apo jo Beleri nuk ka pikë rëndësie për Ramën sa kohë që kjo lojë është në funksion të pushtetit personal të tij! As nuk e diskutoj se gjithçka mund të ketë qenë e inskenuar, por ne e dimë që PPDNJ gjithmonë ka siguruar vota në jug qoftë përmes pensioneve, qoftë me autobuzët e sjellë nga Greqia. Ajo çështja e pronave është një budallallëk që nuk e beson njeri! Kryetari i Bashkisë së Himarës nuk ka asnjë mekanizëm të ndalojë qeverinë qëndrore të pengojë vjedhjen e pronave në Himarë! Personalisht më vjen keq që opozita ra në kurthin që i kurdisi Rama që ajo tē detyrohej të mbronte një surrogato si Beleri që kurrë nuk duhej të pranohej si kandidat nga ana e saj! Kjo është një gafë e partisë demokratike, që e pranoi si kandidat (koalicioni) të saj e që i ka kushtuar në elektorat shumë më tepër se votat e Himarës.

Edi Rama është një matrapaz që e urren kombin dhe çdo gjë kombëtare. Atij nuk ja ndjen as për tokë, as për det, as për komb e as për flamur! Edi Rama është kopje e etalonit globalist të George Sorosit.