Ergys Alushi: Fati tragjik i vlonjatëve, që firmosën Pavarësinë

37
Sigal

Deri më 111 vjetor

Të burgosur, të arratisur, torturuar e vdekur burgjeve apo në mënyrë të dyshimtë.

Qazim Kokoshi vdiq nga torturat në burgun komunist të Vlorës.

Aristidh Ruçi vdiq nga torturat në burgun komunist të Vlorës.

Zihni Abas Hamzaraj vdiq pasi doli nga burgu komunist si pasojë e torturave.

Eqerem Bej Vlora u arratis për t’i shpëtuar fatit të tre të parëve.

Jani Minga vdiq tre vite pas përfundimit të luftës, në gjendje të rënda depresioni, si pasojë e vdekjes së dy djemve.

Ismail Bej Vlora vdiq në mënyrë krejt të papritur dhe të dyshimtë në Itali, në vitin 1919.

Ata të gjashtë duhet të kishin bustet e tyre në sheshin e Flamurit, sepse janë vlonjatët që përfaqësuan Vlorën në ngjarjen më të madhe të kombit, firmosjen e Pavarësisë.

Shkatërrimi i godinës ku u shpall Pavarësia

Shembja e sarajeve të Vlorajve, në fillimin e viteve 20-të, të shekullit XX, për t’i hapur rrugën zbatimit të projektit të ri për ndërtimin e një qendre moderne për qytetin, ishte me pasoja për historinë e krijimit të shtetit të ri shqiptar. Nga godina ku u mblodh Kuvendi Kombëtar dhe u shpall Pavarësia, që nga ajo kohë nuk mbeti më asgjë, as një gur, asnjë mur, asnjë shenjë e vetme. Një firmëtar i Pavarësisë dhe një nga Vlorajt, ishin dy njerëzit që në postin e kryetarit të bashkisë, realizuan shembjen dhe projektin. Ishte e qëllimshme apo… Historia vazhdon…