Korçë: Prifti bie nga çatia e Kishës, dërgohet në spital

Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Mësohet se prifti Kristaq Viso ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente.

Sigal

Burime nga spitali bëjnë me dije se prifti ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.