Edlira Bici, ish-efektive policie është shpallur në kërkim në orët e fundit lidhur mbi grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill. Ajo dyshohet se i ka vënë zjarrin furgonit të tretë që u gjend i djegur në Bathore. Kjo lëvizje e grabitësve u bë për të shpërqendruar policinë në mënyrë që ata të largoheshin në drejtimin e kundërt.
Deri në vitin 2015, 31-vjeçarja ka punuar në Komisariatin e Policisë në Kombinat dhe më pas është transferuar në Komisariatin e Vlorës. Bici u lirua nga detyra pas grabitjes së blindave në Rinas në vitin 2017, ku u dyshua se ishte bashkëpunëtore.
Nga ajo kohë nuk është ditur asgjë për të. Sipas Prokurorisë, Bici dyshohet se ka pasur njohje me Admir Murataj, që thuhet se mbeti i vrarë pas grabitjes dhe konsiderohet si koka e grupit. Burimet thonë se ajo ka pasur lidhje intime me njërin nga anëtarët e grupit të grabitësve.