Berisha falënderon Chris LaCivita për punën e bërë: Ftoj gazetarët të bëhen avoketër të interesit publik të qytetarëve shqiptarë

55
Sigal

Kryedemokrati Sali Berisha teksa ka falenderuar Chriss LaCivita për punën dhe kontributën e dhënë gjatë fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 11 majit, ka ftuar gazetarët të bëhen avoketër të interesit publik të qytetarëve shqiptarë

Gjatë deklaratës për media pas paraqitjes në SPAK, Berisha nisur edhe nga shkalla e lartë e mosndëshkueshmërisë që mban institucioni i Prokurorisë së Posaçme për shkak të kreut të saj, Altin Dumani, tha se është misioni i të gjithë opozitës, i medias për t’u bërë palë me interesin publik.

‘…Dumani po lobon fort për të ndryshuar Kushtetutën për karrigen e tij. Ai po lobon fort duke treguar se po të kishte diçka në dorë është i aftë të bëjë gjithçka për të mbrojtur karrigen e vet’, theksoi kryedmeokrati Sali Berisha.

Tani, duhet ta falënderoj për punën që ka bërë.

Çështjet e privacisë, edhe Sali Berisha sado që është njeriu më publik që qarkullon, ka përsëri edhe ai privacinë e tij.

Ndaj dhe po mjaftohem me falënderimet për kontributin dhe ndihmën që na ka dhënë dhe jep.

U ftoj të bëheni avoketër të interesit publik të qytetarëve shqiptarë.

Ky është në tërësi misioni i të gjithë opozitës, misioni i medieve dhe të vazhdojmë…

Ja, këtu për shembull, ju e shihni shkallën e lartë të mosndëshkueshmërisë që mban ky institucion për shkak të Dumanit.

Kjo përbën në themel të qëndrimit tim kundër këtij personi, qëndrimi që ky ka mbajtur ndaj dosjeve flagrante të dhunimit të zgjedhjeve 184 dhe 399…

…Dumani po lobon fort për të ndryshuar Kushtetutën për karrigen e tij. Ai po lobon fort duke treguar se po të kishte diçka në dorë është i aftë të bëjë gjithçka për të mbrojtur karrigen e vet.

Dumani i ka publike kërkesat e tij.

Ju nuk keni dëgjuar ndonjë kërkesë tjetër për të përveç mandatit të tij…

…Nga ajo kohë nga viti 2008 deri në vitin 2025, ai është reformuar tre herë.