KAMPIONATI/ Situata duket interesante, Olgert Muka veçon kryendeshjen Partizani-Vllaznia
Agron Kaja

“Nga java në javë e deri në mbylljen e kampionatit të Superiores, do kemi ndeshje delikate për të gjitha skuadrat. Renditja e tyre dhe synimet që kanë për këtë kampionat, na japin të drejtën të mendojmë për sfida tërheqëse deri në fund.”
Futbolli shqiptar u rikthye pas dy javëve pushim dhe nisi e ngarkuar për dy kategoritë kryesore të futbollit shqiptar. Superiorja dhe Kategoria e Parë e mbyllën javën me ndeshje të forta, të bukura dhe interesante dhe gjithçka që u luajt në këtë javë, në gazetën “Telegraf” vjen në këndvështrimin e ish-futbollistit të Dinamos, Teutës, Lushnjes e Bylisit, Olgert Muka. Po si ndikon kjo ngjeshje e ndeshjeve për të gjitha skuadrat” Ja si e spjegon teknikisht Muka: “Unë mendoj se kur ndeshjet janë të ngjeshura, është më mirë për skuadrat. Sepse ato fokusohen më shumë e më mirë dhe ndeshjet i mbajnë në tonus dhe me ngarkesë. Në tërësi, shikoj se ka lojtarë që nuk kanë kualitete në skuadrat ku bëjnë pjesë, por Egnatia ka një gjëndje më të plotë nga skuadrat e tjera. Edhe Tirana ka pak lojtarë cilësorë në grup dhe nuk e shoh më lart, ndërsa Teuta po tregon nivel shumë të mirë, kryesisht në fitoren me Tiranën”, kështu e nisi bisedën ish-mesfushori Olgert Muka, i cili tregoi se cila skuadër spikati në ndeshjet e javës së 29-të. “Tani jemi në një fazë ku nuk mendohet shumë loja e bukur apo ndjenja për të spikatur. Jemi në fazën e katërt dhe pikët janë dëminues në çdo ndeshje. Të tillë e mendoj edhe sfidën e prapambetur mes Dinamo City e Teutës, e cila do t’i shërbejë konsolidimit të skuadrave në tabelën e renditjes. Sepse Dinamo City kërkon të hyjë në zonën “Final 4”, ndërsa Teuta kërkon që ti largohet sa më shumë vendeve të fundit në tabelën e renditjes”. Këtë mesjavë luhen edhe dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, për të cilat specialist i futbollit Olgert Muka mendon Tiranën e Vllazninë të kualifikuara për në finale. “Në këtë tur gjysmëfinal janë kualifikuar katër skuadra që e kanë fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë. Mendoj se Tirana e Vllaznia janë më afër finales dhe në ndeshjet e para, këto minimalisht do barazojnë dhe do të kualifikohen në takimin e kthimit”. Këtë fundjavë Abissnet Superiore luan ndeshjet e javës së 30-të dhe Muka i vlerëson të forta dhe interesante. “Nga java në javë e deri në mbylljen e kampionatit të Superiores, do kemi ndeshje delikate për të gjitha skuadrat. Renditja e tyre dhe synimet që kanë për këtë kampionat, na japin të drejtën të mendojmë për sfida tërheqëse deri në fund. Për javën e 30-të do veçoja si kryendeshje ndeshjen Partizani-Vllaznia, dhe këtu shoh se skuadra e kuqe do ti kalojë shkodranët. Më çudit kjo gjendje e Partizanit se kanë ekip me element të fortë, por edhe Vllaznia ka nivelin në rritje”, ishte kjo biseda me Olgert Mukën dhënë për gazetën “Telegraf”.
KATEGORIA E PARË
Ish-kapiteni i Tomorrit, Petrit Çilingiri: Humbja na vrau shpresën

KATEGORIA E PARË
NDESHJET, JAVA 28
E shtunë, 6 prill 2024
Flamurtari-Tomorri 15:00
Kastrioti-Luzi 2008 15:00
Burreli-Besa 15:00
Apolonia-Vora 15:00
Lushnja-Bylis 15:00
Korabi-AF Elbasani 15:00
Pas humbjes 1-4 me Besën në javën e 27-të, skuadra e Tomorrit duket se e ka “vulosur” rënien nga Kategoria e Parë, edhe pse do luhen gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. Kjo është një situatë që sipas ish-kapitenit Petrit Cilingiri, askush nuk po merr përgjegjësinë e saj. “Është e habitshme që në këtë situatë ku ndodhet aktualisht skuadra (Tomori), askush nuk merr përgjegjësi. Gjëndja është kritike, ndërsa heshtja e vret më shumë këtë ekip. Na mundi Besa në fushën tonë dhe askush nuk po kërkon rrugëzgjidhje për të dalë nga kjo situatë. Matematika na mban në lojë dhe në këto situata skuadra nuk duhet të braktiset si deri tani. Shanset na jepnin ende shpresë për mbijetesë, ndërsa humbja të dielën na e vrau më shumë shpresën”, ishte ky mendimi për gazetën “Telegraf”, i ish-kapitenit të Tomorrit, Mjeshtrit të Sportit, Petrit Cilingiri.
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.AF Elbasani 27 63
2.Bylis 27 61
3.Flamurtari 27 48
4.Vora 27 45
5.Apolonia 27 40
6.Korabi 27 40
7.Burreli 27 31
8.Lushnja 27 31
9.Kastrioti 27 27
10.Besa 27 25
11.Luzi 2008 27 24
12.Tomori 27 14
Nga Durrësi në Tiranë, Dinamo ndryshon stadium
Pjesën më të madhe të ndeshjeve si pritëse, skuadra e Dinamo City i ka luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, por për ndeshjen e prapambetur nga java e 27-të me Teutën, blutë kanë menduar të ndryshojnë stadium, nga Durrësi në Tiranë. Kështu, ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00.

ABISSNET SUPERIORE
NDESHJET, JAVA 30
E dielë, 7 prill 2024
Kukësi-Dinamo City 15:00
Partizani-Vllaznia 18:00
Teuta-Laçi 18:00
E hënë, 8 prill 2024
Erzeni-Egnatia 15:00
Skënderbeu-Tirana 18:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Egnatia 29 54
2.Vllaznia 29 50
3.Partizani 29 47
4.Skënderbeu 29 40
5.Tirana 29 39
6.Dinamo City 28 39
7.Teuta 28 34
8.Laçi 29 32
9.Erzeni 29 28
10.Kukësi 29 25
E mërkurë, 3 prill 2024
Ndeshje e prapambetur
Dinamo City-Teuta 18:00
(Luhet në “Air Albania”)


















