Dr. Zekri Palushi: Një pandemi që duhet të na frikësojë të gjithëve

19
Sigal

Dr. Zekri Palushi,
(ish-këshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi),
Australi

Telegraf.al / Për më shumë se një shekull, një sëmundje tjetër, shumë më e rrezikëshme se Covidi, ka infektuar shoqërinë njerëzore, në të gjitha nivelet e saj.
Megjithatë, shumë pak janë ata njerëz që kanë vullnetin për ta luftuar këtë, bile shumica, as që e dinë se mund ta kenë këtë infeksion vdekje-prurës, deri atëherë sa mund të jetë shumë vonë. Fatkeqësisht, shumë vende i janë nënshtruar kësaj sëmundje, dhe qindra miliona kanë vdekur prej saj.

Kjo sëmundje quhet SOCIALIZËM, -dhe ka kohë që bota ballafaqohet me format e ndryshme të saj. Përveç një pakiceje të privilegjuarish, -për të tjerët, kjo sëmundje është rrënues, varfëruese, shkatrrues, dhe shumë shpesh, është edhe vdekje-prurës.
Megjithkëtë, pavarësisht evidencës apo fakteve të qarta, të fatalitetit dhe mizerisë që ky sistem ka shkaktuar në ato vende ku sundonte, dhe sundon, -si në Kinë, Kubë,, Korenë e Veriut, Laos, Etiopi, Venezuelë, Jemeni i Jugut, etj etj., -prap se prap, Marksist-Leninistët, kanë arritur t’ja mbushin mendjen botës se ky sistem, sjell lumturi për të gjithë!!!
Para pak kohësh, në gazetën Forbs, -Rainer Zitelmann, (historian, shkrimtar, dhe sociolog gjerman), pyet: ‘’Si ka mundësi që një ide e dështuar kaq shumë herë, në të gjitha varjantet e ndryshme të saj, prap vazhdon të jetë kaq popullore?’’


Duke i dhënë përgjigje pyetjes së tij, Ai shpjegon se: ‘’Socializmi ka arritur të bëhet Lëvizje e të rinjve, dhe modë për ta, -pra ata janë ndjekës të modës së socializmit.
Socialistët, me një sukses të plotë, kanë arritur ta distancojnë vehten nga shembujt rreal të eksperimenteve të dështuara të rregjimeve socialiste. Kudo, dhe kurdo, që ju i konfrontoni socialistët, me shembuj konkret dështimesh, ata, do t’ju përgjigjen gjithmonë njësoj:‘’Këto shembuj nuk provojnë asgjë! Asnjë prej këtyre modeleve s’kanë qenë kurrë socialist të vërtetë’’.

Ata thonë se kriza humanitare në Venezuelë, ishte si rezultat i korrupsionit, rënjes së çmimit të vajrave/produkteve të naftës, dhe sanksioneve të Amerikës, -por jo si rezultat i instalimit të sistemit socialist në atë vend, -kur dihet se dikur, Venezuela ishte një nga vendet më të pasura të Amerikës Jugore.

Po kështu, nëse do t’i pyetësh socialistët në lidhje me 260 kampet sekrete të punës, në Kinë, (ku njerëzit i nënshtrohen një pune skllavëruese, të detyruar), -ata do t’ju përgjigjen se këto s’janë kampe dënimi, por vende rehabilituese.

Për ta bërë më të kuptueshme strategjinë djallëzore të socialistëve, po përdor si ilustrim gjuhën mjekësore, -pra, le të imagjinojmë, (dhe kështu është), se, socialistët, janë njëlloj si kanceri. Ata, duke infiltruar në Ekonominë e Lirë, apo kapitalizmin, (një sistem ekonomik, që bazohet në ofertë, dhe kërkesë), një lloj si kanceri, që pushton trupin e njeriut, ata pushtojnë ekonominë e lirë, dobësojnë sistemin ‘’imunitar’’ të saj, duke  goditur antitrupat e këtij sistemi, që në këtë rast, më të rëndësishmit janë, –shprehja e lirë, dhe e vërteta, edhe pse kjo goditje, në vet-vehte është malinje (e keqe/e rrezikshme), ata e mashtrojnë mik-pritësin, duke e ba të besojë se ata janë të mirë, dashamirës. Po kështu, njëlloj si qelizat kanceroze që aktivizojnë formimin e enëve të reja të gjakut, për t’i përdorur ato si enë furnizuese, nga ku marrin energjinë e duhur për t’u shumëzuar dhe zgjeruar/përhapur/metastazuar, edhe socialistët i drejtojnë burimet, fondet, pasurinë, parat, dhe njerëzit, në ato sektorë, nga ku përfiton vetëm interesi, dhe progresi i tyre.

Të shtyrë nga etja për fuqi, dhe në një besim arrogant në superjoritetin elitist të sundimit dhe urrejtjes ndaj ekonomisë së lirë kapitaliste, socialistët insistojnë që është më mire të jetosh nën tiraninë e pak njerëzve, se të jetosh në një shoqëri kompetitive/konkuruese, kapitaliste, që sipas tyre inkurajon një pa-barazi të plotë!

Çuditërisht, -socialistët, harrojnë se Kina ka numrin më të madh të miliarderëve në botë, dhe ndërkohë, -pabarazia atje, është shumë më e keqe se ‘’pa-barazia’’, në vendet kapitaliste perëndimore. Për ta, ky fakt përbën një të vërtetë të pa-përshtatshme, që mundohen ta injorojnë.


Socialistët i japin të drejtë, dhe duan që ta kopjojnë Leninin, kur thonte se: ‘’Mbijetesa e shtetit të tij komunist varet në atë që e gjithë bota të jetë nën parmendën varfëruese të socializmit’’.

Të dashur bashkatdhetarë, -nëse ka një popull në botë që ka vuajtur më shumë prej komunizmit, apo socializmit, ata jemi ne. Dhe si në Shqipëri, ashtu edhe në të gjithë botën, ka njerëz të ndershëm socialist, që akoma se kuptojnë se socializmi është një organizim kriminal, -ku ato, dashje-pa-dashje bëjnë pjesë, dhe janë bashkpunëtorë të krimeve komunisto-socialiste. Nga revolucioni i Tetorit 1917, e deri tani, përllogariten rreth 300 milion viktima, (vetëm gjatë rrevolucionit kultural Kinez, mendohet të jenë zhdukur rreth 45 milion njerëz), pa përmendur mijëra Shqiptar të vrarë nga rregjimi kriminal i Enver Hoxhës.

Shpresojmë se njerëzit po zgjohen kud. Një “meritë’’ për këtë, ka edhe Klaus Shëab, -kryetari i Forumit Ekonomik Botëror, miku i ngushtë i George Sorosit, dhe Bill Gates, i cili, ndër të tjera, ka kohë që thotë: ‘’Ne s’do të zotërojmë asnjë pasuri private, por do të jemi të kënaqur’’! (Ndoshta herën tjetër, do të shkruaj një artikull të posaçëm rreth planeve famkeqe të këtij forumi ç’njerëzor komunist).

Prandaj, është shumë e rëndësishme që edhe populli shqiptar, të zgjohet sa më parë, (në fakt, shqiptarët duhet të ishin zgjuar herët, dhe të ishin një shembull për të gjithë botën), – dhe ashtu si Italia, Suedia, Finlanda, Greqia, Spanja, Hollanda, Argjentina, etj. etj., të rrjeshtohen sa më shpejt me të djathtët.
Me këtë rast, ju garantoj se Sali Berisha, dhe vetëm Ai, -mund ta shpëtojë Shqipërinë nga kthetrat vdekje-prurëse të qeverisë Rama, e cila, -jo vetëm se është socialiste, dhe anti-kombëtare, por është edhe një nga qeveritë më të korruptuara në botë, që udhëheq vendin, duke u bazuar në krime, dhe ligjin mafioz ndërkombëtar.