Olgert Muka: Superiorja në fazën ku nuk mendohet loja e bukur

10
Sigal

KAMPIONATI/ Situata duket interesante, Olgert Muka veçon kryendeshjen Partizani-Vllaznia    

Agron Kaja

“Nga java në javë e deri në mbylljen e kampionatit të Superiores, do kemi ndeshje delikate për të gjitha skuadrat. Renditja e tyre dhe synimet që kanë për këtë kampionat, na japin të drejtën të mendojmë për sfida tërheqëse deri në fund.”

Futbolli shqiptar u rikthye pas dy javëve pushim dhe nisi e ngarkuar për dy kategoritë kryesore të futbollit shqiptar. Superiorja dhe Kategoria e Parë e mbyllën javën me ndeshje të forta, të bukura dhe interesante dhe gjithçka që u luajt në këtë javë, në gazetën “Telegraf” vjen në këndvështrimin e ish-futbollistit të Dinamos, Teutës, Lushnjes e Bylisit, Olgert Muka. Po si ndikon kjo ngjeshje e ndeshjeve për të gjitha skuadrat” Ja si e spjegon teknikisht Muka: “Unë mendoj se kur ndeshjet janë të ngjeshura, është më mirë për skuadrat. Sepse ato fokusohen më shumë e më mirë dhe ndeshjet i mbajnë në tonus dhe  me ngarkesë. Në tërësi, shikoj se ka lojtarë që nuk kanë kualitete në skuadrat ku bëjnë pjesë, por Egnatia ka një gjëndje më të plotë nga skuadrat e tjera. Edhe Tirana ka pak lojtarë cilësorë në grup dhe nuk e shoh më lart, ndërsa Teuta po tregon nivel shumë të mirë, kryesisht në fitoren me Tiranën”, kështu e nisi bisedën ish-mesfushori Olgert Muka, i cili tregoi se cila skuadër spikati në ndeshjet e javës së 29-të. “Tani jemi në një fazë ku nuk mendohet shumë loja e bukur apo ndjenja për të spikatur. Jemi në fazën e katërt dhe pikët janë dëminues në çdo ndeshje. Të tillë e mendoj edhe sfidën e prapambetur mes Dinamo City e Teutës, e cila do t’i shërbejë konsolidimit të skuadrave në tabelën e renditjes. Sepse Dinamo City kërkon të hyjë në zonën “Final 4”, ndërsa Teuta kërkon që ti largohet sa më shumë vendeve të fundit në tabelën e renditjes”. Këtë mesjavë luhen edhe dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, për të cilat specialist i futbollit Olgert Muka mendon Tiranën e Vllazninë të kualifikuara për në finale. “Në këtë tur gjysmëfinal janë kualifikuar katër skuadra që e kanë fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë. Mendoj se Tirana e Vllaznia janë më afër finales dhe në ndeshjet e para, këto minimalisht do barazojnë dhe do të kualifikohen në takimin e kthimit”. Këtë fundjavë Abissnet Superiore luan ndeshjet e javës së 30-të dhe Muka i vlerëson të forta dhe interesante. “Nga java në javë e deri në mbylljen e kampionatit të Superiores, do kemi ndeshje delikate për të gjitha skuadrat. Renditja e tyre dhe synimet që kanë për këtë kampionat, na japin të drejtën të mendojmë për sfida tërheqëse deri në fund. Për javën e 30-të do veçoja si kryendeshje ndeshjen Partizani-Vllaznia, dhe këtu shoh se skuadra e kuqe do ti kalojë shkodranët. Më çudit kjo gjendje e Partizanit se kanë ekip me element të fortë, por edhe Vllaznia ka nivelin në rritje”, ishte kjo biseda me Olgert Mukën dhënë për gazetën “Telegraf”.

KATEGORIA E PARË

Ish-kapiteni i Tomorrit, Petrit Çilingiri: Humbja na vrau shpresën

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 28

E shtunë, 6 prill 2024

Flamurtari-Tomorri                  15:00

Kastrioti-Luzi 2008                  15:00

Burreli-Besa                             15:00

Apolonia-Vora                         15:00

Lushnja-Bylis                           15:00

Korabi-AF Elbasani                  15:00

 

Pas humbjes 1-4 me Besën në javën e 27-të, skuadra e Tomorrit duket se e ka “vulosur” rënien nga Kategoria e Parë, edhe pse do luhen gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. Kjo është një situatë që sipas ish-kapitenit Petrit Cilingiri, askush nuk po merr përgjegjësinë e saj. “Është e habitshme që në këtë situatë ku ndodhet aktualisht skuadra (Tomori), askush nuk merr përgjegjësi. Gjëndja është kritike, ndërsa heshtja e vret më shumë këtë ekip. Na mundi Besa në fushën tonë dhe askush nuk po kërkon rrugëzgjidhje për të dalë nga kjo situatë. Matematika na mban në lojë dhe në këto situata skuadra nuk duhet të braktiset si deri tani. Shanset na jepnin ende shpresë për mbijetesë, ndërsa humbja të dielën na e vrau më shumë shpresën”, ishte ky mendimi për gazetën “Telegraf”, i ish-kapitenit të Tomorrit, Mjeshtrit të Sportit, Petrit Cilingiri.

 

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.AF Elbasani       27      63

2.Bylis                  27      61

3.Flamurtari          27      48

4.Vora                  27      45

5.Apolonia            27      40

6.Korabi               27      40

7.Burreli               27      31

8.Lushnja             27      31

9.Kastrioti            27      27

10.Besa                27      25

11.Luzi 2008        27      24

12.Tomori            27      14

 

Nga Durrësi në Tiranë, Dinamo ndryshon stadium

Pjesën më të madhe të ndeshjeve si pritëse, skuadra e Dinamo City i ka luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, por për ndeshjen e prapambetur nga java e 27-të me Teutën, blutë kanë menduar të ndryshojnë stadium, nga Durrësi në Tiranë. Kështu, ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 30
E dielë, 7 prill 2024

Kukësi-Dinamo City       15:00

Partizani-Vllaznia           18:00

Teuta-Laçi                      18:00

E hënë, 8 prill 2024

Erzeni-Egnatia               15:00

Skënderbeu-Tirana          18:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              29      54

2.Vllaznia             29      50

3.Partizani            29      47

4.Skënderbeu        29      40

5.Tirana                29      39

6.Dinamo City      28      39

7.Teuta                 28      34

8.Laçi                   29      32

9.Erzeni                29      28

10.Kukësi             29      25

E mërkurë, 3 prill 2024

Ndeshje e prapambetur

Dinamo City-Teuta         18:00

(Luhet në “Air Albania”)