Këtej e tutje
do të vallzosh në skena me engjëjt e qiell
e
orkestër do të jetë kujtesa jonë e florinjtë.
Kur
kërkonim fytyrën e kombit tonë tërë diell
ti na thoje:
-Eja ta kërcejmë një valle nga agimi në agim!
E skena sot
u thinj dhimbshëm si burra të menduar.
Jetojmë
e do të jetojmë me hapat e t’u fluturorë.
Ej, Lili!
Ti i dhe dritë shpirtit tonë të lënguar.
Na bëre
shumë herë të buzëqeshnim si agimet kuqëlorë.
Sot
më ngatërrohen tituj, grada, mirënjohje e medalje.
Vetë vallja jote
ishte fisnikërimi, universi ku të gjithë fluturonim.
Atje
mes engjëjve, pas reve, në dritë parajse
është
dhe dora, buzëqeshja jote ku të nesërmen ëndërronim.
Sot
dua të prek elegancën, krenarinë si busull kujtese.
Diku
në brigje anija e shpirtit tonë prapë do të ringrejë velat.
Ti
Mbete shqiponjë, sorkadhe, pulëbardhë skene
si
një tingull briri që për ty do i bien brezat.