Një fabrikë sfungjeri në Fier është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Policia bën me dije në forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:50, në fshatin Fermë Çlirim, në fabrikën e sfungjerit në pronësi të shtetasit H. B., ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.