Vrasja babë e bir, arrestohet informatori i dyshuar i vrasësit

320
Sigal

Policia ka arrestuar Klajdi Dokolin, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit të ndodhur rreth tetë vjet më parë në Elbasan.

Dokoli, dyshohe se ka luajtur rolin e informatorit për autorin e vrasjes së Gentianit, që ndodhej në arrest shtëpie.

Gentian Beqiri ishte në hetim nga policia pasi dyshohej për vrasjen e Sokol Çapjes, ngjarje e cila do të sillte me dhjetëra persona të vdekur për shkak të hakmarrjes që ende vazhdon.

Dokoli gjithashtu njihet si mik i fisit Çapja të njohur për veprimtarinë kriminale në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë vetëm një muaj më parë në Greqi u arrestua Jorgo Leku, 41 vjeç, i njohur dhe me tre identitete të tjera. Ai u kap nga Interpol Athina pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kurse në korrik 2019 në Itali u arrestua Etjen Cani i dyshuar gjithashtu për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Elbasan në vitin 2012.