Presidenti Meta: Koha të bashkohemi për të shembur çdo mur që na ndan sot nga Europa

357
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se ka ardhur koha të bashkohemi për të shembur çdo mur që na ndan sot nga Europa. Këtë mesazh kreu i shtetit e ka dhënë, teksa ka shpërndarë në facebook një video të 31-vjetorit të shembjes së Murit të Berlinit.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Europës, është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar.