Një urim me një dëshirë veçantë erdhi Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 korrikun, ditën e pavarësisë. Por krahas urimit Haradinaj ka kërkuar që 4 korriku të shpallet festë shtetërore dhe në Kosovë.
“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, shkruajti Haradinaj në një rrjet social.