Populli i Skraparit në 75-vjetorin e çlirimit të krahinës

4201
Në krahinën e Skraparit rron një popull patriot trim, një popull që gjatë gjithë historisë së tij shekullore ka luftuar për liri. Skrapari ka qenë dhe është tokë e burrave, vendi i trimave, çerdhja e luftrave çlirimtare, prita dhe vdekja e armikut. Të tillë e njohu historia e popullit tonë Skraparin dhe skraparliun, gjithmonë nëpër male në kërkim të lirisë e të pavaresisë. E ku se kërkuan lirinë e të drejtën e jetës së tyre këta njerëz. Në cilat vite që kaluan ata heshtën e i futën nëpër sepete koburet e tyre. Skrapallinjtë si bij të shquar të dalë nga gjiri i maleve shekullore të kësaj krahine kanë marrë pjesë në beteja dhe kanë dalë fitimtar. Po të kthejmë kokën prapa e t’u referohemi dokumenteve arkivore e kujtimeve të popullit, del një histori e rrallë e skrapallinjve, që të shfaqet para syve si një film në ekran të gjërë. Si vet historia e vendit tonë, edhe historia e Skraparit është një gjerdan betejash e përpjekje të përbashkëta me pushkë e me penë, që nga ato në luftë kundër ushtrisë osmane, andarve greke e kudo ku ka dalë çështja të mbrohej atdheu, atje janë gjetur skrapallinjtë. Çetat dhe populli i Skraparit arritën që më 12 gusht 1942 të çlirojnë Çorovodën duke dëbuar administratën osmane. Në qëndër të Skraparit valon flamurin kuq e zi, me shqiponjën dy krenare në mes. Firmën në librin e artë të shpalljes së pavaresisë në Vlorë e hodhën delegatët e caktuar nga Skrapari për Tomorricën të përfaqësuar nga vetë Ismail Qemali dhe Xhelal Koprencka për Skraparin. Në luftën heroike të Vlorës muarën pjesë rreth 2000 skraparas, në mbrojtjen e Kongresit të Lushnjes (1920) në mbështetje të Revolucionit të Qershorit (1924), në lëvizjen e Fierit (1935) Sskraparasit mbajtën kurdohere anën e përparimit. Emrat e ndritshëm të Riza Çorovës, Ali Koprënckës, Muço Kapinovës, Riza Kuçit, Maliq Skraparit, Zylyftar Veleshnjes, Xhevair Arapit, Asllan Osojes. Pasho Hysit e të tjerë lidhen ngushtë me këtë ngjarje të rëndësishme për fatet kombëtare, dëshmojnë pikërisht këtë të vërtetë historike. Mane Nishova u radhit në brigadat Ndërkombëtare përkrah republikaneve në luftën e Spanjës. Ishte ideali kombëtar që u bë forcë udheheqëse e popullit shqiptar në luftën kundër fashizmit në vitet e para të pushtimit fashist në vendin tonë. Edhe në Skrapar buçutu zëri i popullit me kërkesën për armë në qëndër të komunave, N/Prefekturen e Skraparit, Berat. Veprimet luftarake italo-greke (1940) rritën më tej urrejtjen masive të popullit skraparas për qëndresë të fuqishme antifashiste. Tradita patriotike nisi të marrë një shkelqim të ri. Në këtë truall të favorshëm partia në Qark kishte piketuar se në Skrapar të luftërave për çlirim kombëtar, formimi i çetës partizane duhej të ngrihej sa më parë. Në këto kushte i deleguari i KQ të PKSH shoku Gjin Marku së bashku me disa shokë Kahreman Ylli, Iljas Sevrani e të tjerë të ngarkuar nga qarku i Beratit ishin nisur drejt malit të Tomorrit, sepse mali e pushka mbeten nëpër vite ideale të jetës së skraparllinjve. Kështu më 14 Mars 1942 u krijua çeta e Skraparit një nga çetat e para të qarkut të Beratit dhe në gjithë Shqipërinë e jugut pas asaj të çetës partizane të Pezës me komandant legjendar Heroin e Popullit Myslim Peza që çeya ishte formuar në vitet 1940-1941.

Çeta partizane filloi nga veprimtaria e saj patriotike e luftarake duke demaskuar rregjimin fashist e duke i bërë thirrje popullit që të kundërshtonte çdo kërkese të qeveritareve duke mos dërguar taksat, duke mos dërguar rekrutët në ushtri etj. Sulmi mbi Çorovodën u caktua të kryhej më 5 shtator, sulmi do të realizohej nga disa drejtime nga Vendrezha dhe nga Piragoshi. Sulmi i rrufeshëm u dha në të njëjtën kohë nga të katër anët. Çeta partizane pasi shpartalloi milicët dhe forca të tjera të armikut duke vrarë, plagosur e zënë rob nën flamurin e kuq me shkabë dykrenare hyri triumfalisht në Çorovodë, qëndra e nënprefektures e rrethit Skrapar.

Çorovoda e tyre qyteti i parë i çliruar në Shqipëri. Dhe po ashtu Skrapari, rrethi i parë i lirë në Atdhe. Në mes të qytetit ngrihet madheshtor flamuri i Kastriotëve me fushën e kuqe e zhgabën dykrenaree në mes të tij. Ndërkohë kënga partizane dhe ajo popullore jehonë tek e tej qytetit deri në Kala e Sharove. Ndërsa lajmi i kësaj fitore mori dhenë: Ai kapërceu malet e Skraparit si dhe kufijtë e atdheut duke përshëndetur kështu një ditë edhe nga radiostacionet e aleatëve të koalicionit të madh antifashist botëror. Gazeta “Zëri i Popullit” nr.3-4, f.16, 1942 shkruan: “Shpartallimi i milicisë në Mëlovë dhe çlirimi i qytetit të Çorovodës e krejt Skraparit më 5 shtator 1942, janë kurorëzimi i një epopeje të shkruar me gjak prej çetës heroike partizane. Çlirimi i Skraparit, krahinë prej rreth 100 fshatrash në zemër të jugut të vendit i priu frymës bashkuese të Konferencës së Pezës. Aleatët Anglo-Amerikanë kësaj ngjarje me peshë i bënë një jehonë të menjëherëshme nëpërmjet radio BBC. Folën edhe radio Berlini, Roma, Bykureshti se një krahinë malore Skrapari u çlirua nga partizanët. Ja pse 5 shtatori dita e çlirimit të Skraparit është e do të mbetet simbol i krenarisë së gjithë skraparasve, por eehe i gjithë popullit tonë. 

Kohët e fundit, me iniciativën e Kryeministrit kërkohet të shikohet historia. Vendimi i tanishëm është në vazhdimin e synimeve të Berishës për të rishikuar LANÇL. Ne veteranët e LANÇL mbështesim deklaratën e Kryesisë së Komitetit Kombëtar të organizatës së Veteraneve të LANÇL e Kryesisë së Organizatës Kombetare për Dëshmorët e LANÇL dhe dëshmoret e tjerë të Atdheut dhe i kryesisë së Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇL. Historia e LANÇL është shkruar me vetmohimin e mbarë një populli dhe është vulosur me gjakun e kulluar të dëshmoreve të atdheut. Berisha do të rishikoj politikisht historinë e Shqipërisë. E kemi provuar në periudhen e tij të parë ku rrafshoj gjithë simbolet e LANÇL dhe reabilitoje të gjitha ato figura që bashkëpunuan hapur ballisto zogistë me pushtuesit nazifashistë. Çdo orvajtje që bëhet sot për gjoja rishikim të historisë nuk është gjë tjetër veçse zbehje e shkëlqimit të asaj vepre madhore të popullit tonë, me të cilën jemi mburur dhe do të mbetemi krenare para Europës dhe Botës së civilizuar. Në qendër të Çorovodës, si një zambak i bardhë është ngritur obelisku, vepër e skulptorit beratas Nezir Ago. Ky obelisk është emblema e historisë së kësaj treve. Aty janë anonime. Aty mund të skalitej edhe figura konkrete. Më mirë kështu. Një prej tyre mund të jetë Ylli i skrapallinjve me emrin Kahreman, tjetri simbol me emrin Riza Cerova, kapedan me fustanell Luce Backa apo Sulejman Spathara. Pak rëndësi ka. Ata janë bashkë, me heroin e popullit Zylyftar Veleshnja, Estref Cakën, Tefik Lapani, Sadush Myftari, Vaip Gogo, Iljas Sevrani, Neshat Hysi, Bajram Radeshi etj, si gjerdan betejash e përpjekjesh të përbashkëta me pushke e penë për çlirimin e atdheut. Qeveria kohët e fundit ka hedhur idenë e rishikimit dhe në këtë kuadër edhe të rishikimit të historisë, duke përfshire brenda kësaj edhe periudhën e lavdishme të LANÇL. Zoti Kryeministër dhe historian ju kujtojmë se Skrapari ashtu si çdo krahinë tjetër e Shqipërisë është e mbushur me dokumenta të pakontestueshme për ngjarje historike. Në sallën e muzeumit historik të rrethit dhe arkivin e tij, vetëm për dy luftime që partizanët kanë bërë ndaj forcaveë armikë në Mëlovë dhe Çlirimin e Çorovodës, vetëm për një ditë armiku ka dërguar mbi 11 radiograme e telegrame me shenjën urgjente fhe tëpër urgjente…shkakton përgjegjësi. Këto dokumente zyrtare pa përmendur ato të shtypit të kohës dhe kujtimet e veteraneve deshmitarë okularë, flasin haptazi për luftime të përgjakshme që janë zhvilluar kunder pushtuesve e bashkëpunëtoreve të tyre. Pra do të ishte në nderin e të gjithë shqiptarëve, pra edhe të qeverisë që ju zoti Sali Berisha kryesoni, që të mos u jepni shkas disa historianëve të infektuar nga politika për të ndryshuar këtë histori të lavdishme. Kjo histori është shkruar dhe po vazhdon të shkruhet me vërtetësi dhe të mbrohte nga organizata e veteraneve të LANÇL të popullit shqiptar, ajo e dëshmoreve të atdheut dhe ajo e Invalideve të LANÇL për të bërë që të dështojnë çdo tentative antikombëtare e antihistorike e të denegrimit, apo falsifikimit e përbaltjes së historisë së LANÇL. Ajo që është shkruar me gjak gjatë LANÇL nuk mund të rishkruhet mbi bazë kalemxhinjsh falsifikator. Historia e LANÇL është shkruar me vetmohimin e mbarë një populli dhe është vulosur me gjakun e kulluar të Dëshmoreve të Atdheut.

Marrë nga flickr.com
Sigal