Gjendet i mbytur 45-vjeçari në liqenin e Farkës, dyshimet e policisë

30
Sigal

Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Farkës, Tiranë.

Dyshohet se i riu me iniciale M.D., të jetë vetëmbytur, si dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim nga policia, pas kallëzimit të bërë nga familjarët sepse ishte larguar nga banesa.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.