Kanë përfituar 125 mln euro/ Inceneratorët me pronarët në arrati dhe oligarkët e rrugës, përfitojnë pajën e milionave nga PPP. Ja emrat

155
Sigal

Inceneratorët me pronarët në kërkim dhe oligarkët e rrugës, në majën e piramidës që gllabërojnë pajën më të madhe të milionave

Ja përfituesit e vërtetë të miliardave nga koncesionet dhe si tentojnë të fshehin fitimet marramendëse duke mos mbajtur të fshehta pasqyrat financiare

 

Nga 13 shoqëri koncesionare PPP, që zbatojnë projekte koncesionare me mbështetje buxhetore, deri gusht 2022 vetëm 10 prej tyre kanë deklaruar pasqyrat financiare për vitin 2020 sipas detyrimit ligjor, ndërkohë për 3 prej tyre nuk ka asnjë publikim.

Qeveria shqiptare thyen rekordin europian për koncesionet duke tronditur ekonominë dhe çon vendin drejt humnerës.Termi koncesionarë është një ndër sektorët që ka shkaktuar më shumë debate në vitet e fundit, për shuma marramendëse, që përfitojnë ata që janë pas tyre, lidhjet me pushtetin dhe abuzimet në shëbime. Financimi i kontratave koncesionare nga fondet buxhetore arriti një kulm përgjatë vitit 2021-përkatësisht me 15.2 miliardë lekë.

Open Data Albania po hulumton mbi të Ardhurat e realizuara dhe Marzhin e Fitimit për 13 Bizneset Koncesionare PPP, të cilat zbatojnë projekte me mbështetje nga Buxheti i Shtetit. Tregues të Performancës Financiare të marra në shqyrtim janë të Ardhurat Vjetore dhe Fitimi para Tatimit për vitin 2020, të marra nga Pasqyrat Financiare të publikuara.

Të Ardhurat totale të raportuara për 10 shoqëritë koncesionare PPP arrijnë vlerën rreth 14.7 miliardë lekë apo rreth 125.6 milionë euro.

Nga 13 shoqëri koncesionare PPP që zbatojnë projekte koncesionare me mbështetje buxhetore, deri gusht 2022 vetëm 10 prej tyre kanë deklaruar Pasqyrat Financiare për vitin 2020 sipas detyrimit ligjor, ndërkohë për 3 prej tyre nuk ka asnjë publikim. Bëhet fjalë për shoqëritë: 3P Life Logistic sh.p.k e  cila zbaton kontratën  e koncesionit PPP Për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 35-70 vjeç. Integrated Technology Ëaste Treatment Fier sh.p.k që zbaton koncesionin PPP Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fierit; dhe Bardh Konstruksion sh.p.k që zbaton Koncesionin PPP Projektim-Ndërtim-Financim dhe Mirëmbajtje e segmentit rrugor Milot Balldren.

Të Ardhurat totale të raportuara për 10 shoqëritë koncesionare PPP arrijnë vlerën rreth 14.7 miliardë Lekë apo rreth 125.6 milionë Euro. Ndërsa Total Fitimi para Tatimit për shoqëritë koncesionare PPP që kanë publikuar Pasqyrat Financiare shënon vlerën 866.74 milionë Lekë apo rreth 7.40 milionë Euro. Më me detaje mbi të dhënat kliko Excelin e këtij artikulli.

Vlerën më të lartë të ardhurave për vitin 2020 e mban shoqëria koncesionare Gjoka 87sh.p.k me vlerë 5.84 miliardë lekë, e cila zbaton Koncesionin PPP për dhënien me koncesion/PPP të përmirësimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së rrugës së Arbrit.

Në vend të dytë qëndron shoqëria Integrated Energy BV SPV sh.p.k e cila zbaton koncesionin e Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë. Të ardhurat e realizuara për vitin 2020 nga kjo kompani janë në vlerën 2.30 miliardë lekë, prej të cilave 1.28 miliardë janë nga Buxheti Shtetit në formën e pagesave buxhetore dhe 1.02 miliardë janë nga të ardhura të tjera (nga Institucione të tjera, nga riciklimi i materialeve etj.)

Vendi i tretë sa i takon të ardhurave të realizuara për vitin 2020 e mban shoqëria Albanian Highëay Concession sh.p.k që zbaton Koncesionin PPP Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë’ me rreth 2.23 miliardë lekë, ndjekur më pas nga S2 Albania me vlerë 1.57 miliardë lekë, e cila është zbatuese e koncesionit Për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontenierëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë.

Vlerën më të lartë të ardhurave e mban shoqëria koncesionare Gjoka 87sh.p.k me vlerë 5.84 miliardë lekë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, ku qytetarët ankohen për gropat dhe punimet e papërfunduara.

Ndërsa, nëse krahasojmë fitimin para tatimit për kompanitë e marra në analizë, rezulton që shoqëria Integrated Energy BV SPV sh.p.k, zbatuese e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës, ka vlerën më të lartë me një fitim prej 723.4 milionë lekë. Për vitin 2020, kompania ka patur edhe marzhin më të lartë të fitimit kundrejt të ardhurave me rreth 31.3%. Në një Artikull Open Data ka evidentuar se për periudhën 2018-2021, nga Buxheti i Shtetit janë likuiduar rreth 4.5 miliardë lekë për këtë koncesion dhe mbetet për t’u likuiduar edhe 29.6 miliardë lekë.

Ndërkohë shoqëria S2 Albania është kompania e dytë me fitim bruto më të lartë prej rreth 301.6 milionë lekë, si dhe gjithashtu me një marzh të lartë të fitimit kundrejt të ardhurave për vitin 2020 prej 19.1%.

Shoqëria e tretë koncesionare me fitim bruto më të lartë me rreth 50.5 milionë lekë është Albanian Highëay Concession sh.p.k që zbaton Koncesionin PPP Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë.

Inceneratorët me Mirel Mërtirin, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në kërkim nga drejtësia marrin nga paratë e taksapaguesve 1.28 miliardë në formën e pagesave buxhetore

Marzh Fitimi kundrejt të ardhurave  rreth 5.1%.Shoqëria  Albtek Energy sh.p.k e cila zbaton koncesionin PPP Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Elbasanit, për vitin 2020 ka llogaritur një fitim bruto prej 48.7 milionë Lekë, dhe ka Marzh Fitimi kundrejt të ardhurave prej 9.9%. Një tjetër shoqëri me fitim pozitiv bruto është Z.M.A sh.p.k e cila zbaton koncesionin Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë. Për vitin 2020, kjo kompani ka gjeneruar 402.4 milionë lekë. Ndërkohë fitimi bruto llogaritet prej 4.1 milionë lekë dhe marzhi i fitimit kundrejt të ardhurave është 1%.Gjoka 87, pavarësisht se është shoqëria koncesionare me të ardhurat më të larta për vitin 2020, me rreth 5.84 miliardë lekë, ka patur fitimin bruto të ulët prej 107.6 mijë lekë.

Bëhet fjalë për kompanitë koncesionare PPP që operojnë në Sektorin e Shëndetësisë. Shoqëria  Sani Service sh.p.k, e cila zbaton  kontratën e koncesionit PPP Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikal, furnizimin me material mjekësor steril një përdorimesh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale, ka gjeneruar të ardhurat prej  1.07 miliardë lekë për vitin 2020. Megjithatë humbja bruto vlerësohet 195,4 milionë lekë për këtë vit. Edhe kompania Laboratory Netëorks që zbaton kontratën e koncesionit Kontrata e koncesionit PPP Për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore  ka realizuar të ardhura prej 30.6 milionë lekë për këtë periudhë, ndërkohë humbja bruto për vitin 2020 llogaritet 65.6 milionë lekë sipas Pasqyrave Financiare. Shoqëria DiaVita sh.p.k, e cila është zbatuese e koncesionit Kontrata PPP Për ofrimin e shërbimit të hemodializës ka patur të ardhura të realizuara në nivelin 735.7 milionë lekë, megjithatë ka patur humbje bruto të realizuar në nivelin 687.5 mijë lekë. Sa i përket shoqërisë koncesionare Rruga Llogara Orikum sh.p.k, në pasqyrat financiare të vitit 2020 janë deklaruar 0 lekë të ardhura.