Goditet baza e prostitucionit në Pogradec, pjesë e rrjetit edhe një 17 vjeçare

355
Sigal

Një rrjet prostitucioni është goditur nga policia në qytetin e Pogradecit.

Në bazën e zbuluar në një hotel pranë Drilonit, ushtrohej prostitucion kundrejt pagesës.

Mësohet se gjatë operacionit janë ndaluar 3 femra, një prej të cilave 17 vjeçare që dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion nga pronari i hotelit, i cili u arrestua.

Gjithashtu janë ndaluar dhe 3 klientë që u gjetën në ambientet e hotelit në momentin e operacionit.