EurActiv: Rama futi sërish në parlament persona me precedentë penalë

213
Sigal

Agjencia e njohur e lajmeve nga Brukseli, EurActiv ka publikuar një analizë për zgjedhjet në Shqipëri.

“Nëse këto zgjedhje do të përmbushin ose jo kushtet e BE-së, kjo do të varet kryesisht nga gatishmëria e aktorëve politikë në nivelin e brendshëm për të hetuar plotësisht dhe për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj parregullsive. Për fat të keq, këto parregullsi ishin mjaft domethënëse”,- shkruan ajo.

“Ne kemi parë incidente alarmante një javë përpara zgjedhjeve, duke përfshirë të shtënat fatale në Elbasan dhe keqpërdorimin e të dhënave personale për mbi 900 mijë qytetarë të Tiranës. Një tjetër problem me vetë procesin zgjedhor ishte numri i lartë i votave të pavlefshme.

Akuzat zgjedhore nuk kanë mbaruar akoma. Opozita vazhdon të denoncojë qeverinë për keqpërdorimin e fondeve shtetërore në zonat e prekura nga tërmetit të nëntorit 2019, përfshi pagesat me para të gatshme dhe ‘legalizimin’ ose vlerësimin më të mirë të pronave përpara zgjedhjeve.

Për më tepër, disa individë të përmendur në procedura të mëparshme penale janë rizgjedhur në parlament në listën e Partisë Socialiste të Ramës, megjithëse ndjekja penale dhe dënimi i këtyre krimeve është një nga kushtet para se BE të nisë kapitujt e negociatave”,– thuhet në shkrim.