Prokuroria: Nuk ka “tentativë vrasje” pasi Kasemi nuk nxorri pistoletën

553
Gjykata jep masën e arrestit burg për Fadil Kasemin i cili pak ditë më parë ushtroi dhunë ndaj ish bashkëshortes së tij teksa kjo e fundit kishte shkuar me pushime në plazhin e Golemit.
Ngjarja shkaktoi panik mes qytetarëve pasi Fadil Kasemi gjatë përleshjes fizike me bashkëshorten ka dashur të hapë çantën ku ka pasur një pistoletë.
Në përleshje ka ndërhyrë dhe djali i cili sipas dëshmitarëve i ka thirrur të atit “Mos e vrit”, ndërkohë duke dyshuar se ai donte te nxirrte armën gruaja i është drejtuar duke iu lutur që të mos i linte fëmijët jetimë.
Por fakti që burri nuk e ka nxjerrë në asnjë moment armën, bën që të mos ketë asnjë provë ku të mbështetet akuza për “tentativë vrasjeje” dhe prokuroria ka ngritur vetëm akuzën për “Dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje të armëve”
Sigal