Kujtim Bizhga: Zjarrfikësit me sytë nga qeveria

255
  1. z. Kryeministër, çdo bëni me zjarrfikësit, me këta punonjës që kërkojnë vetëm të trajtohen si zjarrfikësa ?
Sigal

Kujtim Bizhga

Ish Komisar Zjarrfikës

 Në sajë të punës së kahershme të një grupi punonjësish nivel bazë dhe i mesëm sindikalistë si dhe falë angazhimit së fundmi të deputetit Erjon Braçe, u arrit që një nga kërkesat e zjarrfikësve të merret në konsideratë nga Kryeministri. Ai u premtoi se do t’ju rrisi pagat ose më mirë do t’ju indeksojë pagat në kuadër të rritjes së përgjithshme të pagave. Edhe kaq është një arritje, sepse deri më sot për zjarrfikësit nuk ka pasur kurrë rritje page as nga qeveria e as nga bashkia me pretendimin se ata trajtohen sipas ligjit 152/2015 dhe Vkm nr 350 dt 15.04.2017 “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të shërbimit të MZSH-së. Kërkesa e zjarrfikësve ka qënë dhe është që ata të trajtohen financiarisht si zjarrfikës duke e ndryshuar Vkm Nr 350 ” Për pagat” dhe konkretisht:
a) në rritjen e pagës bazë për gradë.
b) në rritjen e pagës shtesë për natyrë të veçantë pune.

  1. c) në trajtimin sipas kodit të punës në RSH ( ku përfshihet pagesa për ditë pushimi, festa, orë nate, orë shtesë etj) e drejtë kjo ligjore dhe kushtetuese.

Të gjitha këto kërkesa nuk u përmëndën nga Kryeministri, ai s’ka nga t’i dijë të gjitha këto, sepse zëri i zjarrfikësve nuk ka arritur i plotë tek ai, prandaj është detyra e Sindikatës dhe e Drejtorisë së Përgjithme “Formale” të MZSH -së që këto kërkesa në mënyrë të argumentuar t’i parashtrohen Ministrit e pastaj te Kryeministri për miratim me Vkm. Edhe pse janë ngritur disa komisione nga Ministri për ndryshime në ligjin 152/2015 dhe Vkm-të për Shërbimin Zjarrfikës të gjitha kanë dështuar, sepse ky shërbim është drejtuar dhe drejtohet nga njerëz të paaftë, mediokër, burokrat, servilë që nuk dalin dot “para të madhit”, njerëz që nuk e njohin shërbmin zjarrfikës, ku postet dhe gradat i kanë marrë në mënyrë të pamerituar, e në paligjshmëri. Po ndoshta Kryeministri nuk e di që zjarrfikësit nuk kërkojnë vetëm rritje page, por kërkojnë edhe një Qëndër Trajnimi (shkollë) siç e kanë të gjitha zjarrfikësit e botës ku të kenë mundësi të përgatiten për të përballuar sfidat e profesionit të vështirë që kryejnë. Ai nuk e di që jemi i vetmi vënd në Evropë që nuk kemi Qëndër Stërvitore , që nuk kemi një petagog ose një instruktor të ketë mbaruar një shkollë zjarrfikëse për të trajnuar e përgatitur zjarrfikësit e të gjitha niveleve.

Ai nuk e di që ne kemi ngitur një Drejtori Trajnimesh burokratike, që vetëm trajnime nuk di t’i bëjë, ku zjarrfikësit i trajnon vetëm duke u lexuar Vkm -në 520. Kryeministri ndoshta nuk e di që zjarrfikësit duan mjete dhe paisje më të mira se kanë mbetur me automjete të vjetra të viteve 80. Ata duan të modernizohen se kështu primitivë siç i kanë lënë nuk i përballojnë dot ekstremet e natyrës si tërmetet, përmbytjet, apo aksidentet , zjarret masive dhe zjarret me përmasa të mëdha. Kryeministri nuk e di që zjarrfikësit duan të drejtohen e të komandohen nga njerëz të aftë e profesionistë, sepse një pjesë e madhe e këtyre janë jashtë kritereve, lloj lloj militantë partish, të preferuar e mbështetës të kryetarëve të bashkive. Ai nuk e di që DPMZSH-së nuk mban asnjë përgjegjesi ligjore për gjëndjen dhe gadishmërinë e stacioneve zjarrfikëse sepse këtë shërbim ua ka lënë në derë kryetarëve të bashkive dhe për vete kanë mbajtur vetëm emrimet, lirimet, gradimet dhe metodologjinë, ka mbajtur për vete interesin dhe rrumpallën. Kryeministri nuk e di që kjo Drejtori funksionon në paligjshmëri të plotë dhe me skandalin që Drejtori i Përgjithshëm këtu vetë emërohet. Këto kërkesa të zjarrfikësve duhet të ishin realizuar me kohë, sepse janë normale për mirëfunksionimin e këtij shërbimi sigurie. Prandaj duhet me patjetër që atë që nuk e kanë bërë deri më sot ata që drejtojnë këtë shërbim ta bëjmë ne sindikatat. Nuk duhet të kemi frikë për të kërkuar ato që na takojnë. Të vazhdojmë në mënyrë të pandërprerë komunikimin me Kryeministrin për të gjitha të drejtat dhe detyrat tona, për të mirën tonë dhe gjithë shërbimit zjarfikës. Kështu edhe ai do të informohet më mirë dhe do të prokupohet më shumë për ta rregulluar e ndryshuar këtë shërbim. Jam i sigurtë që ky komumikim do t’u jap zgjidhje problematikave të krijuara në këtë shërbim.

  1. Kryeministër !

Zjarrfikësit kërkojnë që ky shërbim të reformohet !

Kaq kërkojnë këta njerëz të vështirësive dhe të sakrificës .