Kryebashkiaku Duro jep më shumë se 1 miliard lekë për rikostruksionin e shkollës fillore

149
Sigal

Leku letër në Bashkitë e vogla! Po miq, letër dhe pa pyetur fare nëse ka SPAK vërdallë apo jo. Së fundmi e kemi fjalën për bashkinë e Devollit që drejtohet nga Eduard Duro, i cili erdhi në pushtet duke garuar me veten dhe tashmë shpërdoron paratë e taksapaguesve si mos më keq, duke futur në xhepin e tij miliona lekë. Eduard Duro, sipas joq ka shpallur fitues të një tenderi kompaninë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k (bashkim kompanish) në lidhje me rikonstruksionin e shkollës fillore “Myrteza Sala” në Bilisht.

Në këtë tender, që mban një vlerë marramendëse, krahasuar me llojin e shërbimit, nuk ka pasur garë, çka na bëjmë të dyshojmë se mes kryetarit të Bashkisë dhe administratorëve të firmës ka një dakordësi, që duhet të hetohet nga SPAKU. Se sa ka futur në xhep Eduard Duro, vetëm një prokuror i pakorruptuar e zbardh.

Ajo që vihet re gjithashtu në këtë tender është se kompania fituese ka ofruar sa 99 përqind e fondit limit dhe ka marrë më shumë se 1 miliardë lekë llogaritur bashkë me TVSH. Të gjitha sa thamë më sipër duhet të hetohen nga SPAK dhe pse jo t’i vihen prangat kryetarit të bashkisë, i cili mendon se shkolla fillore e Bilishtit do më shumë se një miliard lekë për rikonstruksion, kur me një miliard lekë mund të ndërtosh një shkollë të re me kushte shumë të mira.

Prandaj dhe ky tender është shënuar si me ‘flamur të kuq’ , që do të thotë se është një fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore për sjellje të paligjshme.

E teksa, rrugët e fshatrave në Devoll janë skandaloze, Duro, nuk kursehet për të pasuruar xhepin e tij, që në këtë tender, duket qartë që ka marrë një dorë të mirë.