Hyqmet Zane: Grupi “anti -Berisha” si parzmore mbrojtëse për korrupsionin 

164
Sigal

“Vota dhe votimet e lira janë mjeti më i domosdoshëm për të ndihmuar një gjenerat në rrugën e demokracisë”, janë në thelb fjalët që ka cituar Presidenti i Amerikës Ronald Regan, njeri nga ata presidentë që i dhanë botës ndryshimin dhe fundin e luftës së ftohtë bashkë me Presidentin Bush. Shqiptarët këtë më së shumti e pranojnë dhe e besojnë se e provuan. Por pas 30 vjetësh në këtë vendin e shqiptarëve po provohet e kundërta e asaj që ka thënë ky President i madh, sepse më 25 prill 2021 u bënë votime të blera me para dhe me patronazhistë, që u dënuan nga Raporti i DASH edhe për shumë drejtime të qeverisjes së kontestuar nga ky raport. E vetmja që, pa mbaruar ende leximi i votave, i çertifikoi këto votime të shëmtuara ambasadorja e Amerikës Yri Kim ?!

Po pas kësaj situate shqiptarët panë se, në vend të një analize se çfarë do sjellin këto lloj votimesh të blera, përkundër kësaj nisi një revansh antidemokratik i mirëstudiuar në një skenar të servirur nga segmentet e lobimit Soros. Fillimisht nisi një goditje ndaj liderit historik të PD Sali Berisha. Me një shpejtësi të habitshme, pa u mbushur muaji, më 19 maj, u cilësua “non-grata” nga Sekretari Amerikan. Shumë habi u krijuan dhe vazhdon të mbetet në Shqipëri se çfarë ishte kjo fill pas përfundimit të një palë zgjedhjesh me votime jo të lira, që i hapi rrugën sjelljeve jo korrekte të vetë ambasadores amerikane Yri Kim, që impononte publikisht dhe me fjalë fyese për shqiptarët kur para 9 shtatorit i kërkoi Lulzim Bashës të largojnë Berishën nga grupi parlamentar, nëse nuk duan që PD të mos hajë bar! ? Për një vit të tërë kemi një situatë qëndrimesh të ndryshme për sjelljen brenda PD që çoi në krijimin e një grupi, që organizoi Foltoret për të arritur tek lëvizja për Rithemelimin e PD. Ngjarjet rrodhën aq shpejt dhe me një vendosmëri korrekte të këtij grupimi që drejtohej nga lideri historik Sali Berisha. Më 11 dhjetor u mblodh Kuvendi i Rithemelimit që demonstroi mbështetjen e demokratëve se rruga e nisur me një ish kryetar si Lulzim Basha ishte një thikë pas shpine ndaj demokratëve dhe në një sinkron me Edi Ramën e 17 majit 2017. Referendumi i 18 dhjetorit sfidoi edhe atë kuvendin qesharak dhe mashtrues të asaj PD që më 8 janar 2022 solli atë sjellje skandaloze të Lulzim Bashës me Gaz Bardhin dhe grupin e mbështetësve, që u ndodhën në pozicionet e njëllojta me të pushtetit me blinda dhe polici, me gaz lotsjellës dhe rrahje të demokratëve. Kurrë nuk mund të imagjinonin demokratët që lëvizja e Lulzim Bashës, që shmangu me humbje koalicionin me LSI si një qëllim në vetvete, sot të prodhonte atë dhunë dhe situatë antidemokratike, që ishte frut i mbrojtjes së votimeve Jo të lira dhe votave të blera. Kjo u dënua më 6 mars në zgjedhjet e pjesëshme të pushtetit vendor ku grupimi i Rithemelimit si Shtëpia e Lirisë në bashkëpunim edhe me LSI, u bë forca e dytë duke sfumuar PD e shkërmoqur të Lulzimit. U imponua të jepte dorëheqjen, por la pas marifetin Alibeja. Dhe e gjithë situata ka pasur vëmendjen e ambasadores Yri Kim, që luante rolin e guvernantes sa me Enkelejdin, sa me altoparlantin e PS. Dhe vjen një situatë idiote që një kryeministër skandaloz i kohërave, flet për situata skandaloze duke dashur të injorojë Presidentin e Republikës zotin Ilir Meta vetëm e vetëm, sepse ai ruajti dinjitetin e institucionit dhe nuk e la veten të bëhej lolo siç e donte dhe e do Presidentin Edi Rama. Në këto situata që po kalon Shqipëria me qeverisjen e vet skandaloze në çdo aspekt jetik lind pyetja se a ka vëzhgues ndërkombëtarë përmes ambasadorëveapo institucioneve të tjera që të analizojnë dhe të gjykojnë e të mbajnë qëndrime për këto sjellje skandaloze të një kryeministri skandaloz, që gjithë jetën e tij ka bërë vepra skandaloze në familje, në sport, në shkollim, në jetën e tij, në shoqëri dhe më e keqja ka drejtuar në mënyrë skandaloze një vend ‘tak me sy e tak me qepalla, taj taj taj moj kokë rrodhe ….” si batutaxhi dhe barcaletaxhi injorues për inteligjencën shqiptare. Këmbëngulja e tij për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se është lideri botëror edhe pse bën skandale edhe në avionët gjermanë. E çfarë të thuash më parë për skandalet, që ka ky njeri për fatin e keq votohet nga vota jo e lirë  që të vazhdojë skandalet e tij. O Zot, ku je, “po ku ishte ti o Zot” këndoi Sherif Merdani. Po ku është syri dhe veshi i Amerikës, që DASH-i e cilësoi këtë qeverisje si skandaloze në gjithçka dhe ky skandalozi tallet edhe me raportin e DASH dhe ambasadorja nuk flet, nuk e di përse? Dhe të vijmë pastaj tek përdorimi i një grupi “anti-Berisha” që po shihet si loja më e dukshme për të bërë faktorizim, mjaft të flasin kundër Berishës dhe janë në rregull me Amerikën por edhe për të çuar deri në fund misionin anti-Berisha, që nisi qeverisja PS ku për çdo gjë të keqe që bëhej në Shqipëri, “fajin ka Berisha”. Ngaqë i doli kallaji edhe kësaj, tani u lobua me Lulzimin dhe Enkelejdin brenda demokratëve. Sheshit duket se Luli luan për një opozitë pa klorofil, për të eleminuar natyrshmërinë e një opozite që ka burrëri dhe forcë, që ka sinqeritet dhe orientim për të bërë opozitën ndaj një qeverisje. E gjithë situata ka një dorë të zezë orientuese që në një kohë skandalesh me inseneretorë dhe vjedhje të parave të taksapaguesve shqiptarë, në një kohë krize si në një pandemi me Covid edhe situata e krizës me rritje galopante çmimesh me sebep luftën në Ukrahinë, vëmendja shmanget për tek përdorimi i grupit “anti-Berisha” dhe zgjedhja e kandidatëve për President. Edhe këtu vepron skandali i kapjes së pushtetit të pamposhtur nga Edi Rama dhe në mbështetje të tij vihet edhe Enkelejd Alibejaj me sorristët e tij.

Tregohet fabula me sorrat e zeza, që një nga shoqet nuk zbriste nga foleja se i kishin çelur zogjtë. Ajo si një nënë e re nuk e dinte që zogjtë çelin të verdhë, ndaj ishte gëzuar se i ndryshoi rraca asaj dhe ua tregoi edhe shoqeve që e pyesnin poshtë. Por kur i thanë se si janë tani puplat e tyre, ajo u përgjegj se sa venë dhe nxihen. “E po do shkojnë në fis moj korbë, do shkojnë në fis “ – ia thanë shoqet. Kështu erdhi edhe qeverisja e Edi Ramës më 2013 më fasada dhe gënjeshtra me reklama dhe dajre, derisa arriti tek timoni i vetëm dhe sot organizon grupin “anti – Berisha” dhe lëvizjen “anti President”, si një mundësi për të shpëtuar fundin e vet tragjik si një Makbeth, që vret e vret gjithçka edhe shpresën e shqiptarëve.