Pse po zvarritet hetimi i krimeve zgjedhore

182
Sigal

Nga 140 paditë e regjistruara, 20% janë pushuar si ëështje dhe vetëm 2 fukarenj në gjyqë. Shqetësim mbetet edhe dosja e bujshme e patronazhistëve, e cila pas sorollatjeve nga një organ në tjetrin, nuk ka ende asnji rezultat. Flet avoakti: Ja si ndikoi skandali tek votuesit

140 paditë e regjistruara, 20% janë pushuar si çështje. Shqetësim mbetet edhe dosja e bujshme e patronazhistëve, e cila pas ping-pongeve në organet e drejtësisë, nuk ka ende asnjë rezultat

Pjesa dërrmuese e kallëzimeve për krime zgjedhore apo korrupsion për zgjedhjet e 25 Prillit nuk po hetohen, disa çështje janë pushuar e të tjera kanë firuar. Përmes një konference për mediet, drejtuesi  i Organizatës për të Drejtën e Informimit “InfoCip”, Gerti Shella, tha se nga 291 kallëzime ne total, janë regjistruar më pak se gjysma. Ndërkohë, nga 140 paditë e regjistruara, 20% janë pushuar si çështje. Shqetësim mbetet edhe dosja e bujshme e patronazhistëve, e cila pas ping-pongeve në organet e drejtësisë, nuk ka ende asnjë rezultat.

Ndonëse krimet  elektorale shënjuan  zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, çfarë u faktua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR, duket se organet e drejtësisë e kanë lënë në hije zbardhjen e tyre.

Pjesa dërrmuese e kallëzimeve për krime zgjedhore apo korrupsion për zgjedhjet e 25 Prillit nuk po hetohen, disa çështje janë pushuar e të tjera kanë firuar rrugës.

Të dhënat zyrtare lidhur me veprat penale për 25 Prillin i dha këtë të premte  Organizata për të Drejtën e Informimit “Infocip” përmes një konference për shtyp.

Drejtuesi Gerti Shella tha se në total për janë depozituar 291 kallëzime penale, 115 në SPAK dhe 176 në prokuroritë e rretheve, por  SPAK dhe prokuroritë e  e tjera kanë regjistruar vetëm 140, më pak se gjysmën e totalit të padive.

Shella u ndal  tek  dosja e bujshme e patronazhistëve, e cila pas ping- pongeve në  organet e drejtësisë, iu kalua në kompetencë prokurorive të zakonshme, por ende sot nuk ka asnjë rezultat.

Nga të gjithë krimet, vetëm 2 raste janë vënë para përgjegjësisë. Ndërkohë, 20%  procedime janë me vendim pushimi. Sipas Shellës edhe më shqetësues është  fakti se palët paditëse nuk e kanë ankimuar  pushimin e çështjes.

Ankimimet për krimet zgjedhore në vend janë bërë, 160 nga subjektet zgjedhore, 90% e të cilave nga PD,18 nga Presidenti i Republikës dhe 18 të tjera nga KQZ.

Megjithatë gjysma e tyre janë pushuar, ndërsa  gjysma tjetër kanë zënë pluhur në sirtarët e prokurorive.

Av. Eduart Halimi: Ja si ndikoi skandali i patronazhistëve me vajzën time që votonte për herë të parë

Eduard Halimi, ish-anëtar i Partisë Demokratike duke folur për skandalin e patronazhistëve, juristi tregoi historinë e vajzës së tij, që vitin e kaluar votoi për herë të parë. “Vajza ime, që vjet votonte për herë të parë, ishte regjistruar në kompaninë time. Të dhënat e saj dolën, bashkë me patronazhistin. Aty ishte gjithçka, numër telefoni, adresë dhe të gjitha ishin vetëm në një databazë, që ishte e-Albania. Pra, qeveria ka marrë të dhënat e qytetarëve, që ata ia kishin besuar, dhe i ka përdorur për të shantazhuar zgjedhësit. Kjo është bërë edhe për të gjithë anëtarët e sistemit të drejtësisë, përfshi SPAK-un”, deklaroi Halimi. “Në një kohë që drejtësia duhet të vinte para drejtësisë ata që përdorën të dhënat dhe i morën nga sistemet shtetërore, SPAK-u sekuestroi serverat e medias. Kjo lloj qasjeje i dha zemër partisë në pushtet dhe patronazhistëve për të vijuar me shantazhin ndaj zgjedhësve”, shtoi Halimi.