‘Po asfaltoni humbjen’/ Këlliçi denoncon supervizoren: Po blen karta ID si përfaqësuese e Ballukut

269
Sigal

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar supervizoren e punimeve në rrugën “Besim Bardhoshi”, se po hedh asfalt elektoral në Sharrë.

Gjithashtu sipas Këlliçit, i kanë ardhur disa denoncime nga banorët e zonës në lidhje me këtë person, për blerje kartash identiteti si përfaqësuese e ministres Balluku.

‘Sot në mëngjes, në rrugën “Besim Bardhoshi” në Sharrë, kanë shkuar ekipet e shpëtimit të Rilindjes, për të hedhur një dorë asfalt electoral. Po asfaltoni humbjen’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Sot në mëngjes, në rrugën “Besim Bardhoshi” në Sharrë, kanë shkuar ekipet e shpëtimit të Rilindjes, për të hedhur një dorë asfalt elektoral. Automjeti që shihni në foto i përket shtetases Egra Ibrahimi, e cila bën supervizoren e punimeve.

Më kanë ardhur disa denoncime nga banorët e zonës në lidhje me këtë person, për blerje kartash identiteti si përfaqësuese e ministres Balluku.

Po asfaltoni humbjen.