FOTOLAJM/ ‘Mos ia hapni derën Dështimit për të tretën herë’

302
Sigal

Një fletëpalosje e veçantë e lidhur me zgjedhjet e 25 prillit po haset e varur në dorezat e dyerve të shtëpive dhe bizneseve në të gjithë vendin me këtë thirrje: “Mos ia hapni derën Dështimit për të tretën herë.” Fytyra e Kryeministrit Edi Rama, e stampuar në të flet qartë se për cilin bëhet fjalë.

Kjo thirrje është bërë më e spikatura në fushatën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, në takimet me qytetarët në çdo qytet e fshat dhe sot ajo përmbledh, serinë e 100 dështimeve të Ramës, renditur për çdo ditë nga Basha në Instagram