Basha: Do ta rikthejmë universitetin në Dibër, mos ia hapni më derën së keqes!

232
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur nga qindra e qindra qytetarë në Peshkopi dhe ka mbetur i befasuar para një entuziazmi aq të madh të cilin e quajti “uragan”. Në sheshin e qytetit, Basha ka marrë një zotim të fortë për të rikthyer aty filialin e universitetit, të cilin ua mbylli qeveria “Rama”.

“Ballë përballë jeni ju, shumica dërrmuese e dibranëve, demokratë e socialist të këtu së bashku, kundër Shqipërisë së terrorit, frikës dhe arrogancës qeveritare, – tha Basha. – Është Dibra dhe Shqipëria e shpresës, e besimit, e ndryshimit, e fitores! Së shpejti do ta rimarrë vendin që i ka takuar prehistorisë dhe mençurisë dibranëve në çdo fushë, duke nisur me rihapjen e filialit të Universitetit këtu në Peshkopi.

Me të drejtë është krenari kombëtare e mençurisë që siç e tha dhe një nga intelektualët më të shquar dibranë, Dibra ka qenë universitet para se të kishte universitet, e pra, do ta kthejmë  prapë universitetin.

Arsimin, shtyllën e të ardhmes së fëmijëve tanë. Ndaj, e kotë është t’ju pyes pas 8 vitesh lëngatë edhe dimri, pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, grabitjesh dhe dështimesh, do t’ja hapni më derën të keqes? A do t’ia hapni më derën të keqes? A do t’i themi të gjithë bashkë të keqes ik? Së bashku t’i prijmë ndryshimit që kërkon Dibra dhe gjithë Shqipëria.

Ndryshimi në ekonomi, ndryshimi për sipërmarrësit e vegjël, ndryshimi për investimet huaja, ndryshimit në arsim dhe në shëndetësi, ndryshimin për fermerin duar artë Dibranë dhe prodhimet e tij. Ndryshimin që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimi që meritoni, Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Zoti ju bekoftë ju dhe Dibrën. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore!” përfundoi Basha.