Spak/ Kallzohet për 8.3 mln euro Glendjan Llatja, kryebashkiaku i Elbasanit

153
Sigal

Kallëzohet në SPAK Gledjan Llatja, kryebashkiaku i Elbasanit, humbi 8,3 milionë euro

PD-ja, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Gledjan Llatja, me akuzën për ‘shpërdorim të detyrës’. Bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.  Sipas PD-së, me veprimet e paligjshme të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit. “Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale ‘shpërdorim i detyrës” – thuhet në kallëzimin e PD-së. Konkretisht, në kallëzimin penal provohet se nga zbatimi i kontratës së partneritetit publik privat Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro.