‘Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie!’ Meta: SPAK përgjegjës, zero prova për mua, në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

40
Sigal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një telefonatë live në studion e lajmeve në Ora News me moderatoren Beti Njuma mbrëmjen e sotme

Meta u shpreh se SPAK nuk ka prova ndaj tij dhe se u rrëmbye pa asnjë letër policie.

Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie. Pas asnjë prezantim se kush ishin ata kriminelë. Ai operacion nuk nis aty ku shikoni ju nga makina ime, ai operacion kishte gjysëm ore që bëhej ishin bllokuar gjithë makinat. Terrorizonin njerëzit dhe ne nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte. Dhe pastaj më e bukura është se prapa meje ishte makina private ku më futën mua. Kjo është drejtësi me regji të mirëfilltë politike dhe kriminale. Si e gjykoni ju, është rastësi që sot gjykohet gjoja Apeli lë në burg Veliajn  dhe nëser mbylleshin zyrtarisht hetimet e mia dhe mua këto më kanë marrë gjoja edhe të pandehur para pak ditësh, u zgjatën prap hetimet.

Për ça zgjaten?

Këta kanë 6 vjet që më hetojnë mua me firmën e Altin Dumanit. Altin Dumani u betua tek une si president në dhjetor 2019 dhe një javë pasi u ul në karrige me porosi të McGonigal dhe urdhër të Edi Ramës hapën dosjen CEZ – DIA. Është përgjegjësi e SPAK rrëmbimi im. Ne në Strasburg do i fitojmë të gjitha çështjet. Pas më shumë se gjashtë muajsh në qeli, prokurorët e SPAK ende nuk kanë provat gati për të çuar në gjyq kreun e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta. Ata kanë kërkuar  Meta të qëndrojë edhe gjashtë muaj të tjerë në paraburgim me arsyetimin se janë ende në kërkim të provave’ tha Meta. 

SPAK vendosi sot të zgjasë me 6 muaj afatin e hetimeve për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta