Të martën në ora 20:45, në “Skonto Stadiums” luhet sfida për “Botërori 2026” Grupi K, flet për “Telegraf” ish-qëndërmbrojtësi kuqezi Rrapo Taho
Agron KAJA

Si e përshkruani atmosferën kuqezi para-gjatë-pas ndeshjes Shqipëri-Serbi?
Mendoj se ishte një atmosferë e pritshme në përkrahje të Kombëtares, sepse luan flamuri i Kombit, Tifozët më kanë bërë përshtypje për interesin që kishin për biletat, ndërkohë që në Vlorë ishin pranë ekraneve, çka e sfidoi politikën.
Çfarë mund të presim nga veprimet e tifozerisë që hodhën sende në fushë, dhe nga koret anti-Serbi?
Sipas rregullores, besoj se ndëshkime do ketë, sepse janë masa të rrepta për shmangien e tyre. Ndonjë gjobë do ta marrim, por mendoj se kjo ishte e pritshme dhe e pranueshme në këto sfida, ku nisne me profil politk në shkallët e stadiumit.
Nisur nga rezultati dhe penalltia e humbur, mundet që Kombëtarja jonë të kishte marrë fitoren?
Neve ishim pranë fitores, por edhe barazimi ishte i kënaqshëm. Sepse Serbia hyn në ekipet më të mira të Europës. Penalltinë e kanë humbur edhe lojtarë të mëdhenj, dhe po të realizohej ajo, do kishim më shumë entuziazëm. Mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë.
Në fundin e ndeshjes u duk se barazimi ishte rezultat i drejtë, ju mendoni kështu?
Ndoshta janë të kënaqur trajnerët, për vetë ecurinë e ndeshjes. Serbët ishin dakord me barazimin, por ne nuk duhet të ishim të kënaqur. Sepse ne mbetemi me 1 pikë ndaj Serbisë, duke menduar se ndeshjen e kthimit mund ta humbasim. Kishim mangësi në gjëndjen fizike të lojtarëve.
Mendoni se me Serbinë kaluam një provim të fortë, apo gjysmën e tij?
Pothuajse provim ishte. Por, nëse do kishim një formacion më të plotë, do kishim tjetër rezultat. Sepse nuk bëhet formacioni me emra, por me gjëndjen fizike që kanë. Çudi me Manaj, se kishte dy muaj pa luajtur, ndërsa Uzuni ka luajtur rregullisht.
Sot është Letonia përballë, si e parashikoni këtë ndeshje ku në 5 përballje kemi vetëm 5 barazime?
Kjo ndeshje në transfertë nuk do jetë shumë e lehtë, sepse atje na presin për të na mundur. Do dëshiroja që Silvinjo të aktivizojë lojtarët që kanë formë më të plotë fizike për ta përballuar këtë ndeshje, mos ndërtoje formacion vetëm për emër.
Sa ndikon bilanci që kemi me Letoninë, me 5 barazime në 5 përballjë?
Patjetër që bilanci mes nesh me Letoninë do ndikojë në favorin e tyre. Por nëse luajnë si me Serbinë, të kërkojmë lojën sulmuese, do kemi sukses. E përsërit, se në formacion duhen lojtarë që kanë gjëndje fizike, e këtu kam kritika për Brojën.
Në Grupin K, Serbia pret Andorrën, Anglia pushim, si mund të trazohet renditja pas këtyre ndeshjeve?
Me siguri që do ketë lëvizje në renditje, por vetëm Anglia nuk lëviz. Do afrohet Serbia me ne, sepse me Andorrën e ka të lehtë fitoren. Neve minimalisht duhet të marrin barazimin, por na duhet fitorja dhe këtu kërkohet lojë më sulmuese.
Nisur nga aktualiteti në Grupin K, cilat skuadra i mendoni më pranë kualifikimit?
Anglia mbetet kryesuese, ndërsa vëndi i dytë do të përcaktohet mes nesh dhe Serbisë. Të shohim si do shkojnë ndeshjet deri në tetor, sepse në futboll janë të treja rezultatet. Lituania nuk ka ndonjë nivel mnë të lartë nga ne, ndaj them se për fitore.
Kombëtarja, me arbitra turq në Letoni
Sot në Riga luhet takimi i Kombëtares sonë me Letoninë, dhe për këtë sfidë, arbitër kryesor do të jetë turku Halil Umut Meler. Ai do ketë ndihmësa të tij Kerem Ersoy dhe İbrahim Çaglar Ujarçan, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Oguzhan Çakır. Ndërkohë, përgjegjës për VAR-in do të jenë dy gjermanët: Harm Osmers dhe Daniel Shlager, ndërsa vëzhguesi i gjyqtarëve për këtë sfidë do të jetë italiani Xhanluka Roki. Duhet thënë se kryesori Meler

“BOTËRORI 2026”
Kualifikueset-Grupi K
Ndeshjet-Shqipëria
Angli-Shqipëri 2-0
Shqipëri-Andorrë 3-0
Shqipëri-Serbi 0-0
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Anglia 3 9
2.Shqipëria 3 4
3.Letonia 2 3
4.Serbia 1 1
5.Andorra 3 0
Datë 10 qershor 2025
Letoni-Shqipëri 20:45
Datë 9 shtator 2025
Shqipëri-Letoni 20:45
Datë 11 tetor 2025
Serbi-Shqipëri 20:45
Datë 13 nëntor 2025
Andorrë-Shqipëri 20:45
Datë 16 nëntor 2025
Shqipëri-Angli 20:45
Ndeshjet Shqipëri-Letoni
11 nëntor 1992/ Kupa e Botës
Shqipëri-Letoni 1-1
15 maj 1993/ Kupa e Botës
Letoni-Shqipëri 0-0
10 shkurt 1998/ Rrothmans Kup
Shqipëri-Letoni 2-2
28 prill 1999/ Euro 2000
Letoni-Shqipëri 0-0
4 shtator 1999/ Euro 2000
Shqipëri-Letoni 3-3
BILANCI
Nd 5, F 0, B 5, H 0, Golat 6:6
Post-Serbia, trajneri Stojkoviç kundër federatës së tij

Menjëherë pas barazimit 0-0 në Tiranë, trajneri i Serbisë Dragan Petroviç ka folur me tone të drejtpërdrejta për federatën e tij të futbollit. Ndryshe nga mediat serbe, ai tha se do të donte një tifozeri si e Shqipërisë. “Nuk ju pëlqeu loja e Serbisë, atëherë gjeni një trajner të ri! Mendoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe konkurruese, sepse Shqipëria është një ekip cilësor dhe konkurrues. Unë i përgëzoj tifozët shqiptarë, dhe kur shoh gjithçka, mendoj se pika është më e ëmbël për ne se sa për Shqipërinë”, ky ishte mesazhi i tërthortë i Stojkoviç për federatën serbe të futbollit, e cila dje në një deklaratë mediatike shprehej kundër qëndrimit të tij.
Sot, trajneri Nikolato me më të mirët kundër Shqipërisë

Trajneri italian i kombëtares së futbollit të Letonisë, Paolo Nikolato, ka zgjedhur lojtarët për ndeshjen e sotme ndaj Shqipërisë. Në publikimin mediatik të Federatës Letoneze të Futbollit, thuhej se nuk do kishte ndryshime nga formacioni i miqësores me Azerbajxhanin, që e barazoi 0-0. Për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Shqipërisë, Nikolato ka grumbulluar 25 lojtarë, prej të cilëve katër janë për herë të parë: Kristaps Grabovskis, Bruno Melnis, Glebs Zaleiko dhe Kristers Penkevics, nga ekipi U21 të Letonisë. Ndërsa sot ndaj Shqipërisë pritet vetëm fitore, me më të mirët në “Skonto Stadiums” të Rigas.




















