Erisa Xhixho: Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, një shuplakë tremilionëshe për Edi Ramën dhe qeverinë e tij

467
Sigal

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, deklaron se raporti i OSBE/ODIHR deligjitimoi procesin e Edi Ramës më 30 qershor. Në një reagim në Facebook, Xhixho shkruan se në gjithë dokumentin e ndërkombëtarëve nuk ka asnjë vlerësim pozitiv, por vetëm vërejtje dhe defekte pa fund.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos në Facebook

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, një shuplakë tremilionëshe për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Qeveria nuk plotësoi asnjë nga standardet e zgjedhjeve siç i kërkon OSBE/ODIHR-i.

Asnjë vlerësim pozitiv.

Vetëm mangësi, vërejtje, defekte pafund!

1- Qytetarët nuk patën mundësi të zgjidhnin.

Në 31 bashki të vendit nuk ka pasur kandidatë alternativë, duke iu mohuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur. Një e drejtë themelore e cila sanksionohet edhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

2- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka qënë i pabalancuar politikisht dhe partive të opozitës iu është mohuar e drejta për të pasur komisionerë për administrimin e proçesit në mënyrë që strukurat e tjera KZAZ, KQV dhe GNV të ishin të balancuara politikisht.

Ka marr vendimarrje kreative në interpretimin e ligjeve.

3-Dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve 30 qershorit mund të ankimohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese si e vetmja që ka juridiksionin dhe tagrin për të vendosur në mënyrë perfundimtare për kushtetushmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.

4-Zgjedhjet bëhen për qytetaret jo për politikanet .

Ky qëndrim shumë realist padyshim pasqyron dhe arsyen se pse shqiptarët i refuzuan në masën 85% .

Shqiptarët me qytetarinë e tyre i dhanë një mesazh gjithë politikës, që askush mos guxojë më të organizojë zgjedhje moniste në vend.

Beteja vazhdon për një Shqipëri demokratike , shtet të së drejtës dhe shoqëri me standarde europiane