Ish-kryeministri Berisha: Kjo qeveri po i bën gjëmën Shqipërisë. E vetmja zgjidhje për të larguar të keqen është revolta popullore

502
Sigal

 E vetmja zgjidhje për të larguar të keqen është revolta popullore

Ish-kryeministri Berisha: I kam thënë Ramës, nëse nuk këput lidhjet me krimin, do t’i bësh gjëmën Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer bisedën që ka bërë me kreun e PD, Lulzim Basha pas fitores së Ramës në vitin 2013. Sipas Berishës, nëse Rama do të këpuste lidhjet me krimin, me të do të bënin bashkëpunim sa i takon çështjes së integrimit. “Po ju tregoj bisedën që kam bërë me Bashën në 2013, duke i thënë që nëse Rama këput lidhjet me krimin, ne do vendosim një bashkëpunim sa i përket çështjeve të integrimit në BE. Këtë ja kam thënë edhe Ramës në parlament. “Ty të amnistuan shqiptarët”. Unë a dija lidhjet e tij me krimin. I kam thënë, nëse ti këput ato lidhje do t’i shërbesh vendit tënd, por, nëse i mban lidhjet do i bësh gjëmën Shqipërisë”, – tha Berisha dhe deklaroi edhe njëherë se e vetmja zgjidhje për të larguar këtë të keqe që ka kapur vendin është revolta popullore. Ai tha se opozita duhet të jetë ajo që të drejtojë popullin drejt kësaj revolte. “Rrugëdalja e vetme është përmbysja e Edi Ramës me revoltë popullore. Opozita është e angazhuar në një proces të jashtëzakonshëm të paraqitjes. Sot nuk është më i përfolur pa fakte, ato që opozita i ka thënë i ka faktuar me fakte. Opozita duhet t’u nxjerrë frikën njerëzve për t’u përleshur me këtë qeveri”, deklaroi Berisha.

 

Edi Rama po e largon Shqipërinë shumë më larg nga BE-ja

“Nëse e merr në raport me zgjedhjet situata është katastrofike, pasi çdo javë po dalin dhe do dalin dokumente zyrtare ku e gjithë nomenklatura e sotme e pushtetit është e angazhuar në blerjen e votës, në këtë kontekst mund t’u kujtoj se bashkia e Gjirokastrës ka 7 bashki dhe Tirana me 1 milion banorë ka 4 bashki, kjo tregon një ndarje administrative katastrofike. Shqipëria po ecën me shpejtësi mbrapa dhe po shënon rekorde më të zeza se më parë. Me këto që po ndodhin vetëm sapo trashen muret e ndërtuara që kanë bllokuar Shqipërinë për në BE. Kështu që, nëse e marrim në këto dy procese madhore kombëtare, për ne nuk mund të ketë proces tjetër tjetër më jetik se integrimi. Këto 6 vite, dyert i ka mbyllur dhe po i mbyll Edi Rama”.

Soros kryespekulant dhe armik i demokracisë, ka kapur Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar Xhorxh Sorosin si kryespekulantin më të madh dhe armikun më të madh të demokracisë. Ai tha se në Shqipëri Soros ka kapur Ramën. Ai tha se për sa kohë që në krye të PD-së ka qenë ai askush në parti nuk ka pasur lidhje me Sorosin. “Sali Berisha e konsideron Sorosin, kryespekullantin e botës. Ai është një mizor që ka hedhur në varfëri miliona qytetarë në Tajlandë, që bëri gjithçka me spekulimin e tij të shembë bankën e Anglisë. Ai është një mostër e financës në botë. Një nga hipokrizitë më të mëdha në botë, është se mediat nuk e quajnë spekulant por filantrop. Ai në Shqipëri ka kapur Edi Ramën. Ai është një nga armiqtë më të egër të sistemit demokratik”, – tha Berisha.

Rama duhet të kishte kërkuar falje për firmën e Kristaqit që vari Havzi Nelën

Në vlerësimin e një njeriu disa momente kyçe janë të pa kapërcyeshme. Unë nuk mbaj përgjegjës djalin për babin, por po të kem parasysh nga sistemi që vijmë ne dhe po të kemi parasysh, se i ati i tij, unë e kam njohur skulptor, por dhe funksionar i lartë, ka firmën në varjen e Havzi Nelës, unë mendoj se atij i takonte t’i kërkonte falje familjes së Havzi Nelës, për aktin e të atit. Duhet ta mbani mend, në vitin 1991, kur e ndjera Fatbardha Shkurti nuk i kërkoi asgjë Edi Ramës, vetëm të kërkosh falje për babain tënd. Unë nuk kam prirje që të dënoj djalin për të atin. Firma e dytë pas Ramiz Alisë është firma e Kristaq Ramës, të cilën mund të mos e bënte”, – deklaroi Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një deklaratë bombë mbrëmjen e djeshme, ku ka thënë se një ambasador i kishte thënë se, do të arrestohet Vangjush Dako. Edhe pse nuk e tregoi emrin e ambasadorit, ish-kryeministri tregoi një pjesë të bisedës me të. Ai tha se i kishte reaguar pas deklaratës me ambasadorin duke thënë, se do të ishte e pamundur që të arrestohej Dako për shkak të lidhjeve me Ramën. “Përgjigjja e ime për ambasadorin ishte se nuk mund të lejojë Rama të arrestohet gjysma tjetër e tij. Koha më dha të drejtë mua”, tha Berisha.