Nis Foltorja e Berishës në Dibër: Edi Rama krijoi narkoshtetin e parë në Europë, faleminderit delegatëve që firmosën thirrjen e Kuvendit Kombëtar

54
Sigal

“Përulem me mirënjohje të thellë përpara dibranëve. Virtyteve, menccurisë, kontributit të tyre të madh në historinë kombëtare dhe që do japin në të ardhmen e Shqipërisë. Kam ardhur sot me një kënaqësi të veccantë për të falenderuar të gjithë demokratët e Dibrës për mbështetjen e dhënë ndaj PD-së që nga themelimi i saj e gjeri më sot. Dua të falenderoj në mënyrë të veccantë të gjithë delegatët e kuvendit kombëtar të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit që kanë firmosur mbi 2/3 vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD-në dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD-së. Ky do jetë kuvendi i ringritjes së kësaj force politike në lartësinë e idealeve si opozita më e fuqishme e vendit për të ecur e sigurt drejt fitores që meriton. Kuvendin e thirrur nga mijëra delegatë të PD-së e thërret më shumë se kushdo tjetër koha, e cila kërkon nga ne të ngrihemi, t’u përgjigjemi sfidave të mëdha që kemi përpara. Situatës kritike të krijuar në vend nga një regjim i Edi Ramës, i cili në mënyrë tmerrësisht të dëmshme për shqiptarët ndërtoi në vend të shtetit ligjor, shtetin e drogës dhe krimit, narkoshtetin e parë në Europë”, tha Berisha.