Ja cilat ligje të Kushtetutës u cënuan me dislokimin e Ushtrisë në aeroportin e Rinasit

707
Sigal

Në përfshirjen e Ushtrisë në Rinas janë disa aspekte antikushtetuese dhe antiligjore:

– Nuk është dërguar me VKM, pasi duhej shpallur emergjenca.

– Nuk është dërguar me ligj nga Parlamenti.

– Nuk është njoftuar Presidenti i Republikës dhe të merrej miratimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

– Është futur policia ushtarake për të kryer një mision të sigurisë publike dhe rendit publik, kur në fakt me ligj roli i saj është rendi kushtetues brenda Forcave të Armatosura.

– Është futur Policia Ushtarake, pasi me këtë rast duan që Policinë Ushtarake ta heqin nga baza e saj në Sauk e ta degdisin në Rinas, aty ku është Komanda e Forcës Ajrore, pasi me ndërhyrje nga pallati i ëndrrave baza e Policisë Ushtarake në Sauk do t’i jepet 1 oligarku për pallate.

– Që të mbyllet 1 bazë ushtarake, si ajo e Saukut, duhet të merret miratimi i Presidentit të Republikës, pasi duhet të dalë dekret i Presidentit të Republikës për ta hequr një bazë nga plani i përhapjes, por me këtë rast duan ta heqin, sikur ka lindur nevoja për të mbrojtur Rinasin.