Arrestimet e Bllakos dhe Kokës/ Rama: Në marrëdhëniet korruptive, një person hyn vetë ose me shokë! Me mua nuk bën vaki, ja çfarë i kam paralajmëruar ministrat

163
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako.

Kreu i qeverisë thotë se ai nuk ka përgjegjësi, përsa kohë që ai i ka paralajmëruar se kushdo që do të bëjë diçka pas shpinës së tij, do të përgjigjet përpara drejtësisë.

“Gjërat janë të ndara. Raportet njerëzore, personale janë një gjë, dhe raporti i punës nga njëra anë me raportin e secilit me ligjin, janë tjetër. Unë jam me të tjerë sot që ndonjëri nesër mund të jetë në burg. Unë me Lefter Kokën kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer. Ishte ministër i partisë tjetër bashkë me Alqi Bllakon. Përsa i përket punës së përbashkët. Në sa kemi parë deri më tani, Lefter Koka akuzohet për vepra që nuk i përkasin procesit në vetvete, por një marrëdhënie korruptive me subjektet. Në këtë marrëdhëeni, individi futet vetë ose me shokë. Por me mua nuk bën vaki.

Unë jam shumë i qartë që kur i jap ministrave atë mandatin për t’u ulur në atë karrige. U them se në atë karrige jeni ulur sepse ju kam zgjedhur unë për atë që ju përfaqësoni. Nga ky moment, atë karrige do e mbani vetë. Për çdo gjë që ju do të bëni pas shpinës së gjithë këtij grupi këtu dhe times, do përgjigjeni ju. Përgjegjësia ime morale karshi këtyre njerëzve është që kur ju them që në këtë vend do ketë drejtësi, dhe do shohë drejt, dhe kujt i rrëshqet këmba majtas djathtas, do përgjigjen përpara drejtësisë. Kjo më bën që të ndihem faqebardhë përpara këtyre njerëzve” – tha Rama.