Meloni çon Fiatin në Serbi e refugjatët në Shqipëri, Shehu: Sepse Rama e katandisi kështu Shqipërinë…

20
Sigal

Nga Tritan Shehu/

Pse Meloni çon Fiatin në Serbi e refugjatët në Shqipëri?-më pyeti dikush.

Sepse Rama e katandisi kështu Shqipërinë…

E vërtetë, në Serbi shkon Fiat etj,  Shqipëri sillen refugjatët, si në Uganda!

Në fakt i kërkojmë vetë, si të vetmen “marrëdhënie”!

Që prej 2013 tek ne nuk ka asnjë investim madhor, asnjë kompani Perëndimore.

Vetëm “larje parash”, trafiqe, droge etj, duke dominuar “investues”, që gjejnë “mundësitë” e tyre në terrenin tonë të fëlliqur.

Ky është realiteti e imazhi i sotëm shqiptar mbas 10 vite qeverisje Rama.

Prandaj kështu na perceptojnë edhe na trajtojnë edhe partnerët tanë më të mirë.

Dhe për këtë ka vetëm një shkaktar, pergjegjës:

Regjimi Rama, askush tjetër, me deformimin e thellë të demokracisë, korrupsionin galopant, drogën, krimin në lulëzim e eksport masiv….

Politikat e kundërta me interesat tona në Rajon, e më tej, edhe në KS të OKB, duke na vendosur vetëm si një “tellall“ të Vuçiç e të Lindjes kudo, bërë të pa besueshëm.

Dhe pastaj “habitemi” e pyesim:

Pse edhe Italia mike çon “Fiatin” në Serbi e refugjatët në Shqipëri?!

Përgjigja është e thjeshtë:

Sepse kaq meritojmë, sepse në këto nivele e realitete na ka katandisur Rama me rregjimin e tij.

Duke na çuar në të gjitha parametrat, ekonomike, sociale, të korrupsionit, aventurizmit politik e diplomatik edhe me partneret, në “Afrikën Qendrore”.

Midis vendeve me rregjimet më të degraduara në rruzull.

Çdo kush, edhe miqtë më të mirë të trajtojnë për atë që je, edhe kur duan të të ndihmojnë!

Kjo ndodh kudo, në jetë, në shoqëri, kudo.

Aq më shumë midis partnerëve.

Prandaj përgjigjen e asaj pyetje të rëndë e të vërtete duhet ta gjejmë këtu midis nesh.

Për të mundur ta “korrigjojmë “ të keqen tonë të madhe.