Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur rezerva sa i përket idesë së Mini-Shengenit Ballkanik.
Pendarovski tha në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi se një alternativë mund të jetë rigjallërimi i marrëveshjes CEFTA mes vendeve të Ballkanit Perëndimor
‘Nëse Shengeni apo Mini-Shengeni, sido që ta quajmë, do të na ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të isha kundër kësaj ideje.
Sepse e kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë europiane se EEA (zona europiane ekonomike) plus mini-shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE.
Duke patur parasysh këtë kontekst nga vendimi i fundit i Këshillit Europian-së do të isha shumë i kujdesshëm për këtë çështje’, – u shpreh Pendarovski në RTSH.